Bërnabiç: Kurti votoi në Shqipëri, prandaj serbëve duhet t’u lejohet votimi më 3 prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, në një intervistë për RTS, ka folur për takimet dhe diskutimet që ka pasur gjatë qëndrimit në Bruksel. Bernabiq ka thënë se ka ngritur temën e vendimit të Republikës së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë.

“Ne kemi folur më së shumti rreth asaj se si të drejtat elementare janë mohuar për serbët në Kosovë, e që më së miri u pa më 16 janar, kur atyre iu ndalua pjesëmarrja në referendum dhe votimi, gjë që është një precedent i tmerrshëm”, ka thënë Bërnabiç, shkruan Blic.rs.

Kryeministrja serbe ka thënë se kur bëhet fjalë për zgjedhjet e prillit, ka marrë zotimin e BE-së se do të angazhohen sa të munden, që të mos përsëritet ajo çfarë ndodhi me referendumin.

Ajo ka thënë se serbët e Kosovës duhet të lejohen që të votojnë në zgjedhjet e Serbisë, ku përmend faktin se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë.

“Një gjë e tillë nuk duhet të lejohet. Nuk duhet lejuar që serbëve t’iu mohohen të drejtat bazike për pjesëmarrje në zgjedhjet që Serbia do të mbajë”, ka thënë Bërnabiç.

Ajo thotë se vendimi i Kurtit për të mos lejuar votimin e serbëve në referendum ka qenë një “hipokrizi”, meqë Kurti ka marrë pjesë dhe ka votuar në zgjedhjet e Shqipërisë.

Bërnabiç ka folur edhe për vazhdimin e dialogut, duke thënë se BE-ja duhet ta bind Kosovën që të ulet në tavolinë dhe të jetë e gatshme për kompromis.


Të fundit

Amnistia fiskale/ Kim: Mos e bëni, rrezikoni BE-në, Rama i vendosur për ta kaluar

Kambanat e Juri Kim Kritikat për “paratë e pista” dhe qëndrimet për Berishën e Metën Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri...

Horoskopi ditor, 30 shtator 2022

DASHI Përpiquni të qëndroni të qetë, sepse jo gjithçka shkon sipas planit. Në të kaluarën e afërt, në fakt, ka pasur disa diskutime dhe zënka,...

Vajza iu vra gjatë protestave, babai kërcen në varrimin e saj pas premtimit se…(Video)

Që pas publikimit të lajmit për vrasjen e 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit, Irani është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme,...

Takimi me Ilir Metën, Yuri Kim: Kam vetëm një kufizim nga Uashingtoni

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se nga Uashingtoni ka vetëm një kufizim, mos takimi i personave ‘Non Grata’, pjesë e së cilit është...

Lajme të tjera

Web TV