Këtë të shtunë në Kosovë, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar protestën e paralajmëruar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
‘Lypëm dritë, gjetëm terr’. ‘Albin mashtruesi’. ‘Krejt dhe shtrenjtë’ janë disa nga pankartat me të cilët qytetarët dhe aktivistë marshuan rrugëve të kryeqytetit.
Gjatë protestës së zhvilluar ka pasur edhe përplasje me policinë.
Protesta u përshkallëzua, pasi qytetarët të revoltuar tentuan të hyjnë me dhunë në Kryeministri, por u penguan nga policia.
Ndërkohë të revoltuar kanë hedhur para ambienteve të Kryeministrisë qirinj dhe poça elektrikë, në shenjë pakënaqësie për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ky ishte edhe finalizimi i kësaj proteste, pasi më tej kanë filluar të shpërndahen dhe të largohen.