Kryemadhi akuza Bashës: Më 25 Prill u përballëm me pabesinë, kishim në krah një armik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një takimi me të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar si të pabesë. Teksa foli për zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi tha se u ndodhën përballë sfidave me bandat, pabesinë dhe në partneritet me një armik në krah.

“Kur më erdhi njoftimi për këtë ide dhe hapa e ndërmarra e kam cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në këto dy dekada të të gjithë jetës së LSI. Ka ardhur si një iniciativë e të rinjve. Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë I jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë.

Me një partneritet që e kishin armik në krah. Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pasha elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi dashur të realizojmë disa ndryshime për të siguruar sovranitetin përmes votës. Duke filluar me ndryshimet rrënjësore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Që prej ditës së parë e kemi pjesë të programit tonë”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se pas 25 prillit do kërkonin ndryshime legjislative në mënyrë që sipas saj pushteti t’i kalojë parlamentit. Kryemadhi theksoi se sot parlamenti është kthyer në një teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë, duke iu referuar këtu Bashës dhe Ramës.

“Ne do kërkonim pas 25 prillit për një konsultim të gjerë me të gjithë publikun. Do të mund të realizonim një ndarje të ndershme ku vota e çdo qytetari të ishte e barabartë. Do donim të realizonim përmes të rinjve pastrimin e jetës politike për ta dekriminalizuar atë. Edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të jemi peng e jetës kriminale. Pas 25 prillit do të kërkonim balancim të pushtet ekzekutiv me atë legjislativ që Shqipëria të mos jetë më republikë kryeministrore por parlamentare.  Kemi një parlament teatër që certifikon marrëveshjet mes dy personave që mbajnë peng Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Të fundit

Ballkani mposhtet minimalisht në Çeki nga Plzen, paraqitje dinjitoze nga suharekasit

Ballkani i pafat në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League. Skuadra nga Suhareka u mund minimalisht...

Spektakël në Holandë mes Ajax dhe Marseille, AEK ”shokon” Brightonin në shtëpi

Shumë gola për një pikë në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, me Ajaxin dhe Marseillën që ndanë nga një pikë falë barazimit spektakolar 3-3....

Biden do dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare SHBA, Jake Sullivan, tha në një konferencë për shtyp, se Presidenti Joe Biden, do njoftojë Zelensky një paketë të re...

Duheshin 84 vota, Kuvendi shtyn rritjen e pagave për Kushtetuesen

Kuvendi nuk mundi të miratonte as këtë të enjte ligjin për Gjykatën Kushtetuese që parashikon rritjen e pagave për anëtarët e saj. Kjo për...

Ekzekutohet një 33-vjeçar në Shkodër, të dhënat e parae

Shkodër/Informacion paraprak   Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV