Tragjedi në futbollin grek, ditën e sotme ka ndërruar jetë në fushë Aleksandros Lambis, ose ndryshe Aleksander Llambi. 22-vjeçari me origjinë shqiptare pësoi arrest kardiak në fushën e lojës në minutën e 5-të të ndeshjes Ilioupolit- Ermionidës në kategorinë e 3-të greke.
Lojtari i është dhënë menjëherë ndihma e parë nga mjekët e skuadrës, por ka qenë e pamjaftueshme pasi në stadium mungonte ambulanca dhe mjekët e specializuar për këto raste. Ambulanca është telefonuar nga anëtarët e skuadrës, por ka mbërritur me vonesë në stadium, ndërsa Llambi nuk ka arritur të shpëtojë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
I gjithë opinoni grek i fubollit dhe jo vetëm është sensibilizuar me këtë ngjarje, ndërsa e kanë cilësuar si një skandal mungesë e një ambulance në një ndeshje futbollit pasi është detyrim që në çdo ndeshje të jetë e pranishme ambulanca.