Zbulohet pakti që propozojnë SHBA dhe NATO që Rusia të mos pushtojë Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E përditshmja spanjolle El Pais ka publikuar përmbajtjen e dokumenteve që Perëndimi gjatë javës së kaluar ia dërgoi Rusisë, në tentim për uljen e tensioneve në raport me Ukrainën.

Fjala është për dy dokumente në gjuhën angleze, e përmbajtja e tyre është cilësuar si konfidenciale (sekrete). Dokumenti i parë ka katër faqe ku mbështetët në qëndrimet e NATO-s, derisa dokumenti tjetër ka pesë faqe që bazohet në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.

Sipas asaj që është publikuar nga El Pais, Perëndimi ka porositur Rusinë të mbetet e hapur për dialog duke theksuar se ekziston mundësia për bashkëpunim.

Është vlerësuar se forcat ruse “të paprovokuara dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe pa kurrfarë arsyetimi”, po mblidhen rreth Ukrainës dhe Bjellorusisë.

SHBA dhe NATO kanë mohuar kategorikisht pretendimet se përbëjnë kërcënim për Rusinë, dhe se i ofrojnë “dorën e miqësisë”. E edhe kanë porositur se tërheqja e trupave ruse në Ukrainë dhe përreth saj do të jetë shumë e rëndësishme për përparim në raportet mes Perëndimit dhe Rusisë.

Janë propozuar edhe masa konkrete për të fituar besimin, e në mesin e tyre edhe shkëmbimi i raporteve për stërvitjet ushtarake, konsultimet dhe rivendosja e misionit në Moskë dhe Bruksel, ku edhe gjendet selia e NATO-s.

Në anën tjetër, Washingtoni ka refuzuar kërkesën që NATO-ja të mos shpërndahet në drejtim të kufijve të Rusisë, por se është e gatshme të diskutojë për mos vendosjen e sistemeve raketore dhe të forcave të saj në territorin e Ukrainës.

Në dokumentet e përmendura theksohet se vendosja e forcave të NATO-s ka qenë e kufizuar, proporcionale dhe plotësisht në përputhje me aktin që rregullon marrëdhëniet ndërmjet kësaj aleance ushtarake dhe Rusisë. Shtetet e Bashkuara kanë thënë se përparimi përmes dialogut mund të arrihet në rrethanat e de-eskalimit.

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV