Politika monetare po pret inflacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga EDUART GJOKUTAJ – ALTAX Studio

Politika monetare është e ankoruar rreth normës neutrale të interesit, çmimit të parasë që nevojitet për të balancuar oreksin për të kursyer me dëshirën për të investuar. Ky është një variabël themelor mbi të cilin bankierët qendrorë kanë pak kontroll.

Borxhet shqiptare të dekadës së fundit kanë arritur në mbi 80% të PBB-së, duke i bërë bizneset dhe familjet më të ndjeshme ndaj rritjeve edhe më të vogla të normave. Kjo ndjeshmëri nuk lidhet aq shumë me politikën monetare në funksion të kreditimit të bizneseve dhe familjarëve, sesa me nevojën që kanë kredimarrësit të kapen edhe pas uljeve të kostove të huave sado të vogla dhe që lidhen me normat e interesit.

Ndërkohë, tregu jonë financiar pjesën më të madhe të portofolit të kredive e ka disbursuar për kompanitë publike, kurse bizneset private tregojnë rënie në krahasim me vitin 2020, që në vetvete është një vit ku biznesi ishte i bllokuar.

Individët kanë përdorur me një rigjallërim krahasuar me 2020 kredimarrjen, të nxitur nga ndërtimet masive dhe mundësia për të përdorur kursimet individuale bashkë me huatë bankare për ti paraprirë tendencës së rritjes së ndërtimeve civile.

Ndërkohë edhe kursimet e individëve dhe bizneseve kanë patur rritje depozitimesh në sistemin financiar (mbi 2/3 në Euro), nga ku ndikimi në rritjen e nivelit të depozitave në bankat shqiptare mban tashmë rekord historik me një nivel likujditetesh në dispozicion të bankave prej afër 10 miliard Euro.

Në situatën kur inflacioni pritet të rritet në Shqipëri përtej normës aktuale prej 3%, atëherë kjo do të ketë një ndikim negativ në kursimet e qytetarëve, por edhe në koston e bizneseve në tërësi. Edhe pse ata do të shkarkojnë një pjesë të mirë të kostos së inflacionit te konsumatorët do të duhet të ruajnë një balancë në rritjen e çmimeve me frikën e rënies së shitjeve, pra të ardhurave.

Ndërsa ekonomia me gjasa është rritur mbi 3.5 herë krahasuar me normën mesatare të rritjes ekonomike në dekadën e fundit efekti më kryesor ka rezultuar te konsumi i rritur nga bizneset dhe konsumatorët, të cilët kanë shpenzuar më shumë para për mallra dhe shërbime. Nisur nga kjo tendencë bizneset kanë filluar të rritin çmimet dukshëm mbi mesataren e inflacionit në dekadën e fundit.

Në parashikimet për rritjen ekonomike në 2022, ku norma vjetore llogaritet që të mos kalojë nivelin 4%, një ndikim do të jetë edhe te norma e inflacionit, e cila pritet të bjerë. Por, nisur nga ndikimi në këtë rritje ekonomike prej zhvillimit masiv të ndërtimit, në kushtet e kësaj norme rritje ekonomike në rënie një pasojë e pritshme negative mund të jetë shpërthimi i një “flluske” të çmimit të aktiveve. Kjo situatë, që në gjuhën e makroekonomisë përshkruhet si stagflacion[1] në kushtet kur politikat fiskale me ndryshime të shpeshta dhe një ndërhyrje në vendimarrjen e biznesit diktojnë edhe rrjedhën normale të tregut me një ndikim në ruajtjen e një pozite të disfavorshme për goditje të ardhshme të tregut shqiptar.

Ka pak shembuj të bankave qendrore që zbusin inflacionin nëse ekonomia nuk ka hyrë në një recesion afatmesëm. Luftimi i inflacionit mund ta vërë ekonominë që po tenton rimëkëmbjen në një rënie. Nëse po, perspektiva që normat e interesit një ditë do të rriten për të ndikuar mbi inflacionin do të ishte vetëm një ngushëllim. Rritja e normave të interesit ndikon mbi njerëzit duke i shtyrë të kursejnë më shumë dhe të marrin hua më pak, gjë që redukton shpenzimet, duke patur efekt reduktimin e kërkesës, e cila ngadalëson rritjen e çmimeve. Kjo është arsyeja pse këtë fillimviti 2022, përballë inflacionit në nivelin më të lartë të 10 viteve, Banka e Shqipërisë vendosi të mos i rrisë normat e interesit.

Lexo edhe :  Kodet e çartura të Ilir Metës

Por, në momentin kur kostoja e jetesës do të fillojë të rritet, Banka e Shqipërisë mundet të përdorë politikën e rritjes së normave të interesit[2].

Bankat qendrore në botë priren të adoptojnë një qasje të ngadaltë dhe të qëndrueshme për rritjen e normës në një përpjekje për të shmangur goditjet në tregjet financiare.

Ne rastin e tregut financiar ne Shqipëri kjo politikë nuk vlen per arsyen se nuk e kemi këtë treg.

Politika monetare, e cila shpreh një qasje pritëse ndaj ndodhive të inflacionit duket sikur do të bëjë një ndryshim të menjëhershëm kursi duke shtrënguar fort dhe shpejt politikën monetare vetëm në momentet kur ai ka hyrë në trend rritës të pandalshëm.

Kjo qasje pritëse duket edhe në deklarimin e fundit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili shprehet se “Politikat jokonvencionale në ekonomitë e zhvilluara janë zbatuar duke zgjeruar bilancet e bankave qendrore, nëpërmjet blerjes së titujve të tregtueshëm të sektorit publik dhe privat. Në një masë të madhe, këto politika të lehtësimit sasior janë mundësuar nga ekzistenca e një game të gjerë instrumentesh të tregtueshme të sektorit privat. Por, mundësia reale e Bankës së Shqipërisë për përdorimin dhe masën e politikave jokonvencionale kushtëzohet prej strukturës dhe zhvillimit të tregut të kapitaleve në Shqipëri, i cili është shumë i kufizuar. Me përjashtim të letrave me vlerë të qeverisë shqiptare, ky treg nuk ka instrumente të tjera të tregtueshme të sektorit financiar apo të sektorit privat, të cilat do të mund të bliheshin nga banka qendrore për të mundësuar lehtësimet sasiore dhe zgjerimin e bilancit të Bankës së Shqipërisë.”

Duke u bazuar në këtë analizë shikohet se edhe pse konstatohet një zhvillim rudimentar i tregut financiar, kjo situatë konsiderohet jo shqetësuese.

Kjo perspektivë mundet të ndikojë direkt në biznesin e sektorit të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, por edhe në bizneset e shërbimeve që shesin në tregun e brendshëm. Një ndikim tjetër do të rëndojë për pronarët e shtëpive, të cilët pyesin nëse ka mbaruar prej këtij viti politika e normave të ulta të interesit apo nëse është në rritje kostoja e parasë.

Është fakt, se që nga pandemia ekonomia është rikuperuar më shpejt sesa pas efekteve të krizës financiare që në Shqipëri u ndie në vitet 2010 – 2013. Kjo është pjesërisht falë stimulit pandemik dhe të rindërtimit, të cilët tani janë në tkurrje e sipër. Ndërkohë, tranzicioni i liberalizimit dhe shfrytëzimit të potencialeve energjetike të rinovueshme po krijon një nevojë për investime prej ndoshta 20% të PBB-së në mënyrë që kriza e çmimeve energjetike të mos jetë me ndikim të dukshëm në financat publike.

Në mbyllje mund të thuhet se çmimet më të larta të energjisë janë një nga arsyet kryesore për këtë inflacion, që u rrit dukshëm në Dhjetor 2021. Rritjet e mëdha të çmimeve të naftës dhe deri diku politika fiskale kanë rritur çmimet e karburanteve, por dhe faturat e shërbimeve.

Një rol të madh në inflacion po luajnë dhe kanë luajtur edhe çmimet më të larta për mallrat që blejmë nga jashtë. Ndërsa ekonomitë u rihapën në mbarë botën, njerëzit filluan të blinin më shumë mallra. Bizneset më kryesore për të përmbushur këtë kërkesë shtesë, të frenuara nga mungesa e fuqisë punëtore, por edhe tendenca në tërësi e bizneseve për të përfituar nga amullia e tregut tonë kanë rritur kostot e tyre dhe kanë diktuar çmime më të larta për konsumatorët.

Këto efekte ka të ngjarë të vazhdojnë të rrisin inflacionin në muajt e ardhshëm.

[1] Stagflacioni mund të përkufizohet, si një periudhë inflacioni e kombinuar me një rënie të produktit të brendshëm bruto (PBB).

[2] Normat e interesit i referohen kostos që paguan dikush për përdorimin e parave të dikujt tjetër

Të fundit

Izraeli mori hak ndaj Iranit, ja çfarë ndodhi papritur me çmimin e naftës

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e...

Nëna rreh fëmijët e mitur, ish-bashkëshorti e kallëzon në polici

Një 28-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pasi ish-bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur. Xh.M.,...

Nxehen ‘gjakrat’/ Protestuesit hedhin molotov, përfshihet nga flakët Bashkia e Tiranës

Nxehen ‘gjakrat’ para Bashkisë së Tiranës, atje ku po mbahet protesta e opozitës. Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të...

Rrethohet Bashkia e Tiranës, protestuesit hedhin mollë dhe bojë në drejtim të godinës

Ka nisur protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës. Para godinës shihet se ka forca të shtuara...

Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë

Pazari i Ri sjell në datat 19-20-21 prill një përvojë unike, që vetëm Funky Days&Nights ofron. Plot tre ditë e net të ngrohta të...

Lajme të tjera

Web TV