Kushtetuesja/ Meta bën “spikerin” dhe  dërgon Kuvendin në Prokurori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese pasi ka dëgjuar pretendimet e të dyja palëve, Presidencës dhe Kuvendit, pritet që brenda 30 ditëve të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit Ilir Meta. Presidenti ka bërë lëvizjen e papritur dje, duke denocuar në Prokurori Kuvendin pasi e akuzon për falsifikim. Në konferencën për shtyp, kreu i shtetit lexoi vetë përgjigjet e të gjitha pyetjeve që i janë drejtuar nga Gjykata Kushtetuese.

 Lufta ndërmjet Ilir Metës dhe mazhorancës Socialiste në dyert e Gjykatës Kushtetuese përfundoi me një vendim, i cili do të shpallet brenda 30 ditëve i arsyetuar. Gjyqtarët dëgjuan pretendimet përfundimtare të palëve sa i takon vendimit të Kuvendit, i cili shkarkoi Presidentin e Republikës nën argumentin se kishte shkelur rëndë Kushtetutën, duke u bërë palë me opozitën në fushatën elektorale të vitit 2021. Pritmëritë e socialistëve janë të mëdha. “Vendimi për rrëzimin apo pranimin e merr vetëm Gjykata Kushteuese. Ka qenë një proces shumë i mirë për cilësinë e demokracisë në Shqipëri. Çdo deklaratë e imja, apo e çdo pale tjetër në proces, nuk do t’i bënte mirë çuarjes deri në fund të një procesi që është festë për demokracinë”, tha Taulant Balla. Përfaqësuesit e Ilir Metës vijuan mbrojtjen deri në fund, madje duke akuzuar Kuvendin për falsifikim dokumentesh, për të cilën ftuan jo vetëm organin e akuzës të nisë procedimin penal. Bledar Dervishaj u shpreh: “Kuvendi, në përmbushje të qëllimeve politike, edhe së fundmi depozitoi prova shkresore të manipuluara, vetëm dhe vetëm që të rrëzoheshin pretendimet e Kreut të Shtetit. Është në dorë të gjykatës të marrë një vendim që duhet të jetë i bazuar në Kushtetutë dhe në ligj”. Nga dje, Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë kohë për të marrë vendimin dhe për të zbardhur argumentet, gjë e cila do të zyrtarizojë ose jo shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës apo korrjen e një fitoreje tjetër në dyert e drejtësisë.

 

Presidenca denocon Kuvendin për falsifikim

 

Këshilltari për Çështjet Ligjore të Presidencës, Bledar Dervishaj është ndalur në disa pika, ku sipas tij Kuvendi ka bërë shkelje dhe manipulime lidhur me procesin e shkarkimit të Kreut të Shtetit, Ilir Meta. Në një konferencë për mediat, Dervishaj thotë se Kuvendi ka depozituar një shkresë në Gjykatën Kushtetuese, të rendit të ditës së seancës plenare të datës 7 maj. Sipas tij, manipulimi qëndron në faktin se në shkresën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese mban datën 5 maj, ndërsa në rendin e ditës në faqen e Kuvendit është data 6 maj 2021. Më tej, Këshilltari ligjor sqaron se kjo lëvizje e datës është bërë për të legjitimuar seancën e 7 majit, me qëllim që që të përmbushej kushti për caktimin jo më vonë se në 48 orët e fundit. Dervishaj thotë se brenda këtyre shkresave, është ndryshuar dhe përmbajtja e njërës prej pikave në rendin e ditës. “Në akstet shkresore, urdhri është i depozituar në GJK në datën 4/4 dhe mban datën 5. Urdhri tjetër i publikuar në faqen e Kuvendit, mban datën 5 maj 2021. Zakonisht urdhrat e kryetarëve të Kuvendit shoqërohen me dokumentacion dhe me rendin e ditës. Kur shqyrtojmë ligjet, ne shohim aktet e depozituara. Shihni përmbajtjen e rendit të ditës. Kuvendi me letrat e dërguara vetë rrëzon përmbajtjen e atij urdhri që ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo mban datën 6 ndërsa shgkresa e depozituar ishte në datën 6. Nëse shohim titullin e rendit të ditës të seancës plenare. Ky dokument i sjellë nga Kuvendi në GJK, thotë projektvendim për ngritjen e një grupi hetimor. Kjo letër, e depozituar nga Kuvendi, nuk përpyuthet po me këtë letër sepse ndryshon në përmbajtje. Në këtë urdhër që Kuvendi depozitoi në datën 4, dhe që u kujtua përmbajtja reflekton këto ndryshime. Është hequr fjala miratim, fjala raportit. Fjala raportin me miratim. Kemi të bëjmë me manipulim të provës. Ja pika 20 e urdhrit. Urdhrin e Kuvendit e gjejmë dhe në faqen zyrtare. Shkresa që ndodhet në faqen zyrtare të Kuvendit, nuk ka lidhje me dokumentin që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ky është veprimi më i rëndë i Kuvendit, tenton deri aty sa deri të manipulojë një provë që nuk ia kërkoi njeri. Institucionalisht jemi të tronditur, që si Kuvendi apo administrata e tij, që për përmbushjen e qëllimit politik të saj. Ky fakt iu dëshmua Gjykatës Kushtetuese thuajse me të njëjtin ushtrim. Iu kërkua Gjykatës që ta marrë seriozisht në diskutim të kësaj prove. Autori është Kuvendi” – tha Dervishaj. Presidenti Ilir Meta tha se falsifikimi i provave nga ana e Kuvendit në dosjen e dërguar për të në Gjykatën Kushtetuese, do të paditet në Prokurori. Pasi falënderoi dy përfaqësuesit e tij në Gjykatën Kushtetuese, Meta tha se u ka kërkuar të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese. “Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore! Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”, tha Meta në një postim në Facebook.

Lexo edhe :  Juventus zgjedh presidentin e ri, ja kush i merr “frenat” e klubit bardhezi

 

 

Meta i lexon vetë përgjigjet e presidencës

 

Kreu i shtetit Ilir Meta ka preferuar vetë të bëjë publike përgjigjet e 48 pyetjeve që Gjykata Kushtetuese i drejtoi institucionit të Presidencës. Në një nga pyetjet e drejtuara ishte edhe ajo e përdorimit të “fjalëve” rrëmbeni sfurqe dhe kosore; pritini duart kujtdo që prek votën e liri; apo’ çdo pikë gjaku i hedhur do të barazohet me dhjetë. Në lidhje më këtë pyetje të ngritur nga kushtetuesja Meta u shpreh se janë thënë në “konteksin e sfurqeve si mjete pune, apo edhe se ka kujtuar vitin 1994, ku sipas tij gratë e Libofshës në Fier rrëmbyen sfurqet dhe u ngritën ndaj partisë në pushtet dhe policisë në mbrojtje të votës së lirë. Sipas tij, këto deklarata nuk do të ishin bërë nëse nuk do të kishte incidente të rënda në prag zgjedhjesh, ku ka veçuar vrasjen në Elbasan dhe plagosjen e rëndë në Kavajë. Ai gjithastu është ndalur edhe në pyetjen që i është dërguar mbi raportet me përfaqësuesit diplomatik të huaj në vendin tonë. “Nuk ka tentuar asnjëherë presidenti i Republikës që të marrë kompetenca të qeverisë, apo të Kuvendit të Shqipërisë, përkundrazi, e kundërta ka ndodhur. Ka qenë presidenti që ka bashkëpunuar për parandalimin e konflikteve. Vetëpërmbajta është relative dhe dinamike. Marrëdhëniet e mia me diplomatët shumë të mira. Diplomatë të huaj janë bërë palë me shkelët e ligjit në disa raste. Presidenti ka dënua prerë çdo ndërhyrje për raste flagrante, siç është rasti i Dvoranit. Presidenti është përballur me ndërhyrje ilegjitime të diplomatëve të caktuar, apo bllokimin e KLD-së, apo për veprimet manipuluese të ish-kreut të KED për emërimet në drejtësi. Përballë qëndrimit të presidentit, këta diplomatë janë tërhequr. I kam tërhequr vëmendje çdo diplomati që u bë pjesë e katit të njëanshëm të marrëveshjes së 5 qershorit. Ka pasur diplomatë që kanë vënë në diskutim dekretet e presidentit. Pozicioni i presidentit s’do të ndryshojë.”, tha Meta.

 


Të fundit

Tjetër valë e rrezikshme? Rreth 1 milion raste me Covid-19 në Britani brenda një jave

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten, numri i rasteve të reja të Covid-19 në Britani theu sërish...

Spartak Ngjela: Saliut i hidhen prangat më 6 dhjetor, nëse guxon e bën ndonjë marrëzi

Nga Spartak Ngjela Protesta e organizuar për në Tiranë në datën 6 dhjetor, kur Tirana duhej të ishte në festë, sepse Bashkimi Evropian ndodhet me...

Mediat greke flasin për piloten, gruaja që “frikëson” Turqinë, fitoi ndër 250 personave

Pilotja greke 29-vjeçare Theodora Dourou ka qenë në fokus të mediave greke si pilotja më e mirë ndër 250 pjesëmarrësve që patën një stërvitje...

Masat e sigurisë për 6 dhjetorin, Çuçi: Protesta të mbahet, por jashtë zonës së kuqe

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar ditën e sotme me kreun e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ka diskutuar për masat e...

Zhdukja e Ervis Martinajt: Rrumbullaku: Jemi në rrugë të mbarë për zgjidhjen e misterit

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku u pyet nga gazetarët paraditen e sotme edhe në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, i cili...

Lajme të tjera

Web TV