Nga 1 qershori nuk lejohet përdorimi i qeseve plastike, Kumbaro tregon sanksionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 qershori i këtij viti do të ndalohet prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi në një lidhje përmes skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ se qytetarët apo bizneset do të penalizohen me gjoba në rast se kapen duke përdorur qeset plastike. Në kudër të kësaj nisme, Kumbaroi apeloi që qytetarët të ndërgjegjësohen.

“Kjo është nismë e qeverisë shqiptare që në mandatin e dytë kur nisi një fushatë komunikimi. Jemi nder 5 vendet me ndotëse te Adriatikut me plastike. Përtej faktit se për këtë draft ka pasur diskutime. Unë i kam takuar shumë bisede që kanë investuar ekonominë e tyre në këtë biznes. Ata nuk janë prodhues vetëm të këtyre qeseve, pasi janë riciklues të produkteve plastike. Më kanë konfirmuar se në totalin e lëndës së parë që ata riciklojnë, qeset plastike zënë vetëm 5 % të asaj që ata riciklojnë. Qeset e plehrave nuk dalin nga përdorimi, as nga prodhimi. Qeset e trasha, çantat e trasha plastike, nuk ndalohen, ne ndalojmë qeset një përdorimshme. E di që ka kosto, por duhet të vëmë në balancë të drejtën për jetën, për një mjedis të shëndetshëm. E drejta për jetën prevalon. Publiku i gjerë po e pret mirë, por mbase nuk është bërë shumë zhurmë.

Penalizohn të dy dhe shitësi, dhe konsumatori. Parashikohet ndeshim me gjobë deri në 30 mijë lekë për konsumatorin dhe deri në 150 mije lekë për prodhuesit e importuesit. Në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, thuhet se nuk lejohet përdorimi i qeseve plastike. Ka pasur ligj, por nuk ka vullnet. Duhet të rikthehemi te objektet e ripërdorshme.”, tha Kumbaro.

Lexo edhe :  Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, ja çfarë pritet të ndodhë

 


Të fundit

Moti i keq bën namin, përmbyten rrugë, shtëpi e qendra tregtare, situatat më problematike

Moti i keq ka goditur sërish vendin fqinj, Italinë. Situata më problematike paraqitet në ishullin e Siçilisë, ku për shkak...

“Me bilbilin e këngës tonë popullore”, Meta pozon i buzëqeshur krah Bujar Qamilit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një foto ku shfaqet me këngëtarin e muzikës qytetare popullore, Bujar Qamilin. Meta, teksa sot shfaqet...

Daily Mail shkrim për Ismet Shehun: U fut kontrabandë në Angli dhe gatoi për Mbretëreshën

Emigrant në Angli dhe kthehet në atdhe për të investuar dhe qëndruar me familjen, kështu fillon historia e kuzhinierit tashmë të njohur Ismet Shehu,...

Rikthehet në skenë pas arrestimit, mesazhi i Elsa Lilës për ndjekësit para festivalit

Elsa Lila do të rikthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në ‘Festivalin e 61-të të Këngës’ në ‘Radio Televizionin Publik Shqiptar’ pas bujës...

Inteligjenca amerikane: Luftimet në Ukrainë do të ngadalësohen në muajt e dimrit

Luftimet në Ukrainë janë ngadalësuar dhe kjo ka të ngjarë të vazhdojë në muajt e ardhshëm të dimrit, besojnë agjencitë e inteligjencës amerikane. Megjithatë,...

Lajme të tjera

Web TV