Shtohen fatalitetet në vendin e punës, sektorët më të prekur. Ç’ofron Sigurimi nga Aksidentet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kushtet e sigurisë në punë nuk janë përmirësuar as gjatë vitit 2021.

 

Të dhënat e marra nga Inspektorati Shtetëror i Punës na bëjnë me dije se viti që lamë pas kishte të njëjtin numër aksidentesh sa në 2020-ën.

 

Mesatarisht në një muaj gjatë 2021-shit janë aksidentuar 15 punëtorë.

 

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës, në 77% të punëmarrësve të aksidentuar, shkaqet lidhen drejtpërdrejtë me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

 

Përgjatë vitit 2021, 32 punonjës kanë humbur jetën si shkak i aksidenteve në punë.

 

Rënia nga lartësia, moszbatimi i rregullores së sigurimit teknik, rënia në kontakt me energjinë elektrike janë shkaqet e aksidenteve me pasojë vdekje.

 

Ndryshe nga çdo vit tjetër, aksidentet me pasojë vdekje gjatë 2021-shit kanë ndodhur më së shumti në aktivitetin elektricitet-gaz, ujë.

 

Nga 32 viktima në total, 8 janë shkaktuar vetëm në këtë sektor. Punonjësit në ndërtim dhe miniera mbeten ende më të rrezikuarit në vendin e punës.

 

Në gjashtë vitet e fundit, nga 163 punonjës të aksidentuar me vdekje në total, gjysma rezultojnë nga sektori i ndërtimit dhe minierave.

 

SIGURIMI NGA AKSIDENTET

 

Paaftësia e përkohshme për punë ose paaftësia mund të dëmtojë xhepin, të vërë në rrezik të afërmit e afërt, të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetës së pacientit.

 

Sigurimi i aksidenteve do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe të mbuloni shpenzimet e paparashikuara.

 

Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.

 

Mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj.

Lexo edhe :  Media franceze: Mrekullitë dhe dritëhijet e investimit të dhëndrit të Trump në Shqipëri

 

Sigurimi nga aksidentet për Punonjësit, ofruar nga SIGAL UNIQA

 

Mbulimet kryesore:

– Humbje jete në rast aksidenti

– Paaftësi e përhershme në rast aksidenti

– Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor)

– Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

 

Kujt mund ti ofrohet:

Të gjitha bizneseve (P.sh, Ndërtim, Fasoneri, Gostimeri, pastrim, piceri, restorant etj)

– Të gjithë individëve (P.sh, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, inxhinier, arkitekt, shofer)

 

Përfitimet kryesore:

 

– Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti

– Mbështetje për familjen e punonjësit në rast paaftësie apo humbje jete

– Vlerë për punëdhënësin që i siguron punonjësit

– Garanci për punëdhënësin që detyrimet e lindura i paguan siguruesi

 

Ky sigurim mbulon:

 

  • Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë

 

  • Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

 

NDARJA E TREGUT/ SIGAL UNIQA, KOMPANIA QË PAGUAN MË SHUMË DËME

 

Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), sa i përket Sigurimit nga Aksidentet dhe Shëndeti, gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania e sigurimit më e besueshme tek shqiptarët dhe ajo që paguan më shumë dëme.

Nga 8 kompani që operojnë në Shqipëri, asnjë prej tyre nuk ka paguar dëmshpërblime tek klientët e saj sa SIGAL UNIQA.

Burimi: AMF

 

Mendo për të ardhmen. Shmang të papriturat me Sigurimin në SIGAL UNIQA…

 

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

 

Për më shumë informacion:

 

Web: www.sigal.com.al

 

E-mail: info@uniqa.al

 

WhatsApp: +355 68 606 2829

 

 

Të fundit

Furnizuesi më i madh i ujit në Britani zhytet në krizë më të thellë financiare

Thames Water i rrënuar nga borxhi nuk ka arritur të mbledhë një injeksion të madh parash nga aksionerët, zbuloi...

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki,Ndreu: Do pezullojmë lejet për stacione plazhi

Një pjesë e mirë e hoteleve në zonën bregdetare të Lezhës nuk paguajnë taksën e fjetjes. Kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu gjatë një takimi...

TikTok hap qendrat zgjedhore për të luftuar dezinformimin

TikTok-u zbulon planet për të nisur qendrat zgjedhore online, si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur integritetin elektoral gjatë këtij viti. Platforma e shpërndarjes...

Berisha me zë Gazi!

Nga Ylli Pata Nxjerrja nga goja e Gaz Bardhit të retorikës së Sali Berishës së vitit 2015-2019, nuk se është ndonjë lajm i ri për...

Turqia përgatitet për zgjedhjet vendore

Të dielën në Turqi zhvillohen zgjedhjet lokale që shihen si një provë për popullaritetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia e të cilit do...

Lajme të tjera

Web TV