Të tjera detaje zbardhen nga zhvillimet brenda Partisë Demokratike, para nisjes së seancës parlamentare të ditës së sotme, ku pritet të votohet zgjatja e mandatit të Vettingut. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do mbledhë grupin parlamentar në orën 09:00 në selinë blu.
Kujtojmë se Basha ka deklaruar prej kohesh që 2 prej prioriteteve kryesore të saj janë reforma territoriale dhe reforma zgjedhore.
Sipas BW deri në orët e para të mëngjesit janë zhvilluar negociata intensive. Lideri i opozitës ka qenë në kontakt me zyrat më të larta të BE në Tiranë, në Bruksel, Uashington dhe gjetke mbi prioritetet e Partisë Demokratike.
Po ashtu mësohet se në lidhje me drejtësinë, Basha ka thënë se PD: “mbështet çdo hap që drejtësia të luftojë pa kompromis korrupsionin politik dhe krimin e organizuar.”.