Zgjedhjet e pjesshme/ Balla nga Lushnja: Është koha t’i japim votëbesimin Eriseldës dhe Partisë Socialiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla gjatë një takimi me banorët e lagjes Savër, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, u shpreh se nën drejtimin e Eriseldës Bashkia e Lushnjës do të vijojë me projektet dhe punët e nisura dhe ato që janë projektuar do të nisin shumë shpejt të vihen në zbatim duke i kthyer këtij qyteti vëmendjen e merituar.

“Ne i dhamë mundësinë Edi Ramës për të vazhduar qeverisjen edhe për këto tre vitet e ardhshme, por njëkohësisht për të bërë akoma më shumë punë, punë të cilat nuk janë bërë në Lushnje në këto 30 vite, por edhe për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes sonë. Edi Rama ka marrë inisiativën për të krijuar një mundësi direkte me njerëzit siç është “Këshillimi Kombëtar” dhe falenderoj 200 mijë shqiptarë që i janë përgjigjur deri më tani dhe atyre që do të vazhdojnë. Zgjedhjet në Lushnje duhet të ishin zhvilluar që vjet në korrik por do të bëhën më 6 mars dhe ne duam të vazhdojmë projektet dhe punët e nisura, ato që janë projektuar ndaj në Lushnje ne kërkojmë të flasim me qytetarët për të korigjuar gabimet dhe për të përmirësuar qeverisjen tonë vendore, pra me zgjedhjet e 6 marsit duam të ruajmë një drejtim, qeverisjen qëndrore me atë vendore.

Qytetarëve të Lushnjes u kërkojmë ndjesë për atë që nuk kemi arritur të bëjmë, por ju kërkojmë votën sepse vetëm me Partinë Socialiste dhe me Eriselda Sefën ne do të bëjmë Lushnjen për lushnjarët.

Nëse ka ndonjë kundërshtim se votën nuk do t’ia japim Eriseldës por njërit prej atyre të dyve, që as emrat nuk u’a di, Sali Berishës apo Ilir Metës që Saliun e përzunë nga shtëpia e vet dhe ka hyrë në shtëpinë e Lirisë apo Lulit që është kthyer në bunker dhe ai që e futi në politikë nuk i thotë Lulzim Basha por Lulzim brava.
Pra do zgjedhim që Lushnjën ta kemi me Edi Ramën dhe Eriselda Sefën, pasi me këtë vajzë për 30 javë, me pak se 210 ditë ka një ndryshim jo vetëm për mua por edhe për Kryeministrin dhe të gjithë ministrat e qeverisë.
Është koha t’i japim votëbesimin Eriseldës”, tha Balla.

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV