Globi në tension/ Përfundon telefonata Biden-Putin, zgjati 62 minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një telefonatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin është zhvilluar ashtu siç ishte paralajmëruar. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se telefonata zgjati një orë e dy minuta. Por ende nuk është bërë me dije se çfarë është biseduar.

Diskutimi mes dy liderëve erdhi disa orë pasi SHBA-ja zhvendosi disa nga forcat e saj nga Ukraina dhe urdhëroi evakuimin e pjesës më të madhe të stafit të ambasadës së saj të shtunën, pasi rriten frika se një pushtim rus i vendit mund të ndodhë në ditët e ardhshme.

E gjitha bota pret rezultatet e kësaj bisede teksa tensionet janë përshkallëzuar në maksimum në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Më herët gjatë ditës, Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi largimin e shumicës së punonjësve amerikanë nga ambasada e tij në Kiev, duke përmendur “kërcënimin e vazhdueshëm të veprimit ushtarak rus”.

Pentagoni gjithashtu tërhoqi 160 trajnerë ushtarakë nga Ukraina dhe i zhvendosi ata diku tjetër në Evropë, tha zëdhënësi John Kirby.

 


Të fundit

Belind Këlliçi viziton Uashingtonin/ Takohet me kongresmenin e Miçiganit

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Washington DC ku është...

Politikanët akrep të kenë kujdes/ Do t’i ndodhë diçka me ligjin në shkurt

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë këtë të mërkurë parashikimin e yjeve për muajin shkurt. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka ndarë detaje për...

EMRAT/ Me pistoletë dhe kokainë në makinë, prangosen dy persona në Tiranë

Me armë zjarri pistoletë dhe kokainë, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri me municion...

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023/ Ku renditet Shqipëria

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë më...

Pse për numerologët dita e nesërme është kaq fatsjellëse, ja çfarë duhet të bëni

Që nga 22 janari, të gjithë planetët po lëvizin drejtpërdrejt (pra, asnjëri prej tyre nuk është në prapavijër), dhe me hyrjen në muajin shkurt,...

Lajme të tjera

Web TV