Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Veliaj prezanton kandidatin e PS në Rrogozhinë: Mendoni për bravën e shtëpisë tuaj, jo për bravën e kasolles së sherrit në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi kandidatin socialist për kryetar Bashkie në Rrogozhinë, Edison Memolla, i cili do të garojë në zgjedhjet e 6 Marsit. Veliaj tha se Rrogozhina duhet të ecë përpara me punë dhe jo me sherre, siç po ndodh në Partinë Demokratike.

“Në Rrogozhinë ka dy botë: ka një shtëpi të punës, por ka edhe një kasolle, ajo e sherrit, e ‘non gratës’, që zihen për brava në vitin 2022. Si në Mesjetë! Kush ia vë shulin kalasë, kush ia vë derën, hip kala-dibrançe. Zbrit se të vrava, hip se të vrava. Ndaj, Rrogozhina nuk ka kohë për të humbur. Ne do të shfrytëzojmë çdo minutë këto tre javë!”, u shpreh Veliaj.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste nënvizoi se qytetarët e kanë të qartë se kë të votojnë, pasi ata që sot ndodhen në opozitë, shfaqen vetëm kur ka zgjedhje. Ai u bëri thirrje demokratëve që të votojnë Partinë Socialiste sepse është e vetmja që është aty kur kanë nevojë, ndryshe nga PD-ja që ka hallin e vet.

“Është e disata herë që takohemi pas zgjedhjeve. Po ata të tjerët i keni parë gjëkundi? Erdhën tani sepse ka zgjedhje prapë. U kthyen tani! Teksa ne e kemi garën kush del i pari, ata zihen kush del i dyti. Ata nuk e duan 6 marsin për të bërë punë, ata e duan 6 Marsin që në 7 mars të fillojë sherri prapë. Kush ka vulën, kush ka bravën, kush ka votat? Nuk i duan votat për punë, i duan për sherr, për sherrin e tyre. Ata nuk e diskutojnë fare kush del i pari. Partia Socialiste me Edison Memolla, dalin të parët! Ndaj, për ata pak demokratë që kanë ngelur në Rrogozhinë, vota nëse je demokrat është kontratë pune, jo kontratë sherri. Nëse je demokrat thirrja ime për ty sot është: Mendo për bravën e shtëpisë tënde, jo për bravën e kasolles së sherrit”, deklaroi Veliaj

Lexo edhe :  Përfundon procesi i votimit në Dropull, kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së

Veliaj u shpreh se vota në zgjedhjet e 6 marsit do të jetë votë për punën dhe për të vijuar me investimet. “Mos e investo votën në sherr. Investoje në punë! Investoje te një skuadër që do ta bëjë edhe vlerën e shtëpisë tënde më të lartë. Kur vendi është më i pastër, kur ka lulishte, kur ka asfalt, kur ka kanalizime, kur ka ujë 24 orë, ka vlerë puna jote, mundi yt. Pse e hedh mundin tënd te sherrxhinjtë”, tha drejtuesi politik i Partisë Socialiste.

Veliaj shtoi se Rrogozhinës i duhet një punëtor si Edison Memolla.

Të fundit

Gjetjet arkeologjike në Strugë i takojnë fisit ilir të Enkelejdëve

Zbulimet arkeologjike në Strugë, përkatësisht në fshatin shqiptar Koroshishtë të cilat u prezantuan gjatë ditësh së djeshme nga ministri...

Përfundon procesi i votimit në Dropull, kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së

Deputeti i PD Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale informon se Dropulli ka zgjedhur drejtuesit e degës së Partisë Demokratike. Shehu...

Çfarë do të thotë fitorja e Trump për Shqipërinë?. Berisha: SHBA vend aleat i palëkundur

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe historiani Mal Berisha, i ftuar në emisionin Kjo javë,  u pyet në lidhje me fitoren e...

Mosbindja civile filloi tek karrigia e Spiropalit dhe përfundoi tek kthesa e Rrogozhinës!

Juristi Kreshnik Spahiu ironizoi mosbindjen civile të opozitës dhe PD-së duke thënë se dështoi me dy protestat më të vogla në historinë e Partisë Demokratike...

SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi

Vetëm 1 në 8 biznese në vend ka paguar tatim mbi fitimin e realizuar gjatë vitit 2023. Ministria e Financave thotë se janë 15 mijë e...

Lajme të tjera

Web TV