Projekti i Adolf Hitlerit, makina popullore për të gjithë gjermanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e prodhimit të automobilit “Volkswagen” me një çmim të përballueshëm

Në shkurtin e vitit 1936, Adolf Hitleri shpall planet për ndërtimin e automobilit “Volkswagen” ose ndryshe “makinë e popullit”, me një çmim të përballueshëm. Dy kompanitë më të mëdha Daimler – Benz dhe Auto Union, ranë dakord për të financuar projektin i kryesuar nga Ferdinand Porsche. Në vitin 1935, makina  e pare Volkswagen doli në rrugë, por me çmim më të lartë. Dhe qeveria krijoi një program financimi; klientët duhej të depozitonin çdo javë të paktën 5 marka në një llogari pa interes bankar. Kur shuma të arrinte 750 marka, personit i dërgohej Volkswageni në shtëpi. Rreth 270,000 gjermanë u regjistruan në këtë program – asnjë Volkswagen nuk iu dorëzua ndonjëherë ndonjë klienti civil.

Projekti

Volkswageni u themelua në 1937 nga unioni i tregëtisë Nazist, Fronti Gjerman i Punës (Deutsche Arbeitsfront). Në fillim të viteve 1930 industria gjermane e makinave përbëhej kryesisht nga prodhues të makinave të luksit, dhe një Gjerman mesatar shumë rrallë mund të përballonte diçka më të shtrenjtë se një motorçikletë. Si rezultat vetëm një Gjerman nga 50 kishte një makinë. Duke kërkuar një treg të ri, disa prodhues filluan disa projekte të pvarura për “makinat e popullit” si – Mercedes’ 170H, Adler AutoBahn, Steyr 55, Hanomag 1,3L, etj.

Ky trend nuk ishte i ri, pasi Béla Barényi ka meritën e dizenjimit të modelit bazë në mesin e viteve 1920. Josef Ganz zhvilloi Standard Superior. Gjithashtu, në Çekosllovaki, Tatra T77 e Hans Ledwinka, një makinë shumë popullore në elitën Gjermane, po bëhej më e vogël dhe më e përballueshme në çdo aspekt.

Ferdinand Porsche, një projektues i mirënjohur sidomos në makinat e mëdha dhe ato të garave, u përpoq për shumë vite të gjente një prodhues të interesuar në makina të vogla të përshtatshme për një familje. Ai e ndjente se makinat e vogla në atë kohë do të kishin shumë sukses së krahasim me ato të mëdha. Ndërkohë ai ndërtoi një makinë të quajtur “Volksauto” në 1931, duke përdorur shumë ide që ekzistonin në atë kohë dhe shumë ide të tijat, ndërtoi një makinë me motorr të prapëm me ftohje me ajër, me amortizim me balestra, dhe në formë “breshke”, kofanoja e harkuar për aerodinamikë më të mirë (e nevojshme pasi kishte motor të vogël).

Kërkesa

Në 1933, me shumë projekte ende në zhvillim ose në fazat e para të prodhimit, u përfshi Adolf Hitleri, duke kërkuar prodhimin e një makine të thjeshtë bazë të aftë të transportojë dy të rritur dhe tre fëmijë deri në shpejtësinë 100 km/h. Ai donte që qytetarët gjermanë të kishin të njëjtin akses me makinë ashtu si amerikanët. “Makina e Popullit” do të ishte në dispozicion të qytetarëve të Rajhut të Tretë nëpërmjet një plani kursimi prej 990 Marka të rajhut gjerman (rreth 396 USD me dollarin e viteve 1930)—pak a shumë sa çmimi i një motoçiklete të vogël (të ardhurat mesatare ishin rreth 32RM në javë).

Lexo edhe :  Një zakon i thjeshtë i përditshëm që mund të përmirësojë kujtesën

Pavarësisht lobimit në favor të një prej projekteve ekzistuese, shumë shpejt u bë e dukshme se industria private nuk mund të nxirrte një makinë me vetëm 990RM. Kështu që, Hitleri zgjodhi të sponsorizojë nga zeroja, një fabrikë shtetërore duke përdorur projektet e Ferdinand Porsche (me disa kufizime në projektim të Hitlerit, duke përfshirë një motorr me ftohje me ajër në mënyrë që asgjë të mos ngrijë). Qëllimi ishte që gjermanët të blenin makinën nëpërmjet një skeme kursimi (“Fünf Mark die Woche musst du sparen, willst du im eigenen Wagen fahren” – “Pesë marka në javë duhet t’i vësh mënjanë, nëse do të ngasësh makinën tënde”), të cilat i paguanin rreth 336,000 nejrëz të regjistruar në këtë skemë.

Kursimet e këtyre 336,000 njerëzve u morën nga Rusët në 1945 kur ata pushtuan Berlinin. Prototipat e makinës u quajtën “KdF-Wagen” (Gjermanisht: Kraft durch Freude – “fuqi nëpërmjet gëzimit”), u shfaq nga 1936 e më vonë (makinat e para u prodhuan në Shtutgart). Makina kishte kishte formën e saj karakteristike të harkuar dhe motorr me ftohje me ajër, me katër cilindra horizontal, në pjesën e prapme të makinës. Parashtesa Volks— (“E Popullit”) nuk apikohej vetëm tek makinat, por edhe në produktet e tjera në Gjermani; “Volksempfänger” ishte marrës radio.

Në 28 Maj 1937, Gesellschaft zur Vorbereitung des Deutschen Volkswagens mbH (shpesh e shkurtuar në Gezuvor) u krijua nga Deutsche Arbeitsfront. Më vonë iu ndryshua emri në “Volkswagenwerk GmbH” në 16 shtator 1938.

Fabrika

Erwin Komenda, kryeprojektuesi i Auto Union, pjesë e skuadrës së zgjedhur nga Ferdinand Porsche, zhvilloi trupin e makinës së prototipit, i cili ishte i ngjashëm me Breshkën. Ishte një nga makinat e para që projektohej me ndihmën e tunelit të erës. Makinat viheshin në prova shumë të ashpra, deri sa arrinin distancën rekord prej 1 milion e 600 mijë kilometra para se të aprovoheshin.

Ndërtimi i fabrikës së re nisi në 26 Maj 1938 në qytetin e ri të KdF-Stadt, tani i quajtur Volfsburg, i cili u ndërtua psaçërisht për punonjësit e fabrikës. Kjo fabrikë prodhoi shumë pak makina deri në kohën që filloi lufta në 1939. Asnjë nuk iu dorëzua klientëve që e kishin përfunduar skemën e kursimit, megjithëse vetëm një Tip 1 Kabriolet iu prezantua Hitlerit në 20 prill 1938 (datëlindja e tij e 49-të).

Lufta bëri që prodhimi të drejtohej tek mjetet ushtarake, Tipi 82 Kübelwagen (“Makina kovë”) makinë shërbimi (modeli më i zakonshëm i VW në kohën e luftës), dhe amfibja Schwimmwagen me të cilat pajiseshin forcat gjermane. Siç ishte e zakonshme në industrinë e prodhimit në Gjermaninë Naziste gjatë luftës, puna e skllevërve u përdor në impiantin e Volkswagenit. Kompania e pranoi në 1998 se përdorte 15,000 skllevër gjatë kohës së luftës. Historianët gjermanë thonë se rreth 80% e punonjësve të Volkswagenit në kohën e luftës ishin skllevër. Shumë prej skllevërve u furnizuan nga kampet e përqëndrimit me kërkesë të menaxherëve të impiantit. Një proçedim penal u depozitua në 1998 nga të mbijetuarit për kompensimin e punës së detyruar. Volkswageni krijoi një fond vullnetar për kompensimin.

Të fundit

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet...

Universiteti i Harvardit heq kopertinën prej lëkure njeriu nga një libër i 1800-s

Universiteti i Harvardit thotë se pronari i parë i librit të një romancieri francez ia mori lëkurën një pacienteje femër të vdekur pa pëlqimin...

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi te fëmijët duke parë rezultatet...

Lajme të tjera

Web TV