Raporti i fundit i inteligjencës ukrainase thotë se qeveria ukrainase beson se niveli aktual i trupave ruse nuk është i mjaftueshëm për të pushtuar efektivisht.
“Kontigjenti ushtarak rus pranë kufirit ukrainas është i pamjaftueshëm për të kryer një agresion të suksesshëm të armatosur në shkallë të gjerë kundër Ukrainës”, thotë një raport i inteligjencës ukrainase, të cilin e ka siguruar CNN.
Numri i përgjithshëm i forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën është rritur në mbi 148,000, duke përfshirë më shumë se 126,000 trupa tokësore, sipas raportit. Kjo është në përputhje me raportet e fundit të SHBA-së për fuqinë e forcave ruse që e kërcënojnë Ukrainën.
Sipas vlerësimit të ri të inteligjencës ukrainase, të ndarë ekskluzivisht me CNN, aktualisht janë 87 grupe taktike të batalionit të Rusisë në gatishmëri të vazhdueshme rreth Ukrainës, 53 më shumë sesa zakonisht, të vendosura në zonë.
Raporti i inteligjencës ukrainase detajoi gjithashtu atë që e quajti një “pushtim rrëshqitës rus i Bjellorusisë”, duke sugjeruar se Rusia vazhdon t’i forcojë forcat e saj ajrore dhe raketore në vendin i cili kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën. Raporti tha se Bjellorusia tani është “një teatër i plotë operacionesh”, që Rusia mund ta “përdorë për ta zgjeruar agresionin e saj në Evropën Lindore”.