Rama: Inceneratorët janë ndërtuar dhe shpëtuan 3 komunitete nga makthi i plehrave!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për inceneratorët duke replikuar me komentuesit në facebook.

Rama shkruan se inceneratorët janë ndërtuar dhe janë aty duke i shërbyer komunitetit dhe ‘shpëtuan’ Tiranën, Elbasanin dhe Fierin nga makthi i plehrave. Lidhur me abuzimet që mund të jenë bërë me to, Rama ka një mesazh të qartë se kushdo që punoi pas shpinës së qeverisë do dalë para drejtësisë dhe do të jenë hetimet që do e nxjerrë fajtorët dhe jo propaganda politike.

Komentuesi Ilir Mustafaraj: A ndjeni pergjigjesi Ju Z. Kryeministër per aferën e inceneratorve?

Edi Rama: Ilir Mustafaraj për cilën “aferë të inceneratorëve” se unë nuk di ndonjë aferë inceneratorësh, po di një punë të mirë që ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga makthi i plehrave, në Tiranë, Elbasan dhe Fier! Nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës së qeverisë, kanë abuzuar me pushtetin e tyre, për të nxjerrë përfitime të paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat janë ndërtuar, janë aty dhe janë në shërbim të komuniteteve, të shëndetit publik e të mjedisit.

Një ditë më parë, Rama tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk është aspak i shqetësuar nëse pas kontratave të inceneratorëve rezultojnë ministra apo ish-ministra të tij, duke kërkuar ndëshkim maksimal për këdo që ka shkelur ligjin.

Vetë kreu i qeverisë është një nga dëshmitarët që është thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor lidhur me kontratat e 3 koncesioneve, asaj në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Ngritja e një Komisioni Hetimor ka qenë një kërkesë e opozitës, të cilët pretendojnë se kontratat për 3 inceneratorët janë në shkelje të ligjit duke i quajtur një aferë të pastër kriminale. Ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka është arrestuar, ku SPAK e akuzon për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar 3.7 mln euro nga incerenatori i Elbasanit.

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh me mazhorancën?/ Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS, zbardhen diskutimet

Të fundit

Arsimi ishte lehtësisht i arritshëm për personat me aftësi të kufizuara gjatë Covid

Pandemia tregoi se mësimi në distancë është efektiv. Është absurde që universitetet po kthehen në procese që na përjashtojnë Rosie...

Kharkiv rrezikon të bëhet ‘Alepo i dytë’ pa ndihmën e SHBA-së

Banorët e qytetit të dytë të Ukrainës tregojnë për ndikimin e sulmeve në rritje ruse që synojnë periferitë dhe furnizimet me energji elektrike Dan Sabbagh/...

“Rroftë vdekja”, makabri mes dashurisë dhe urrejtjes

Nga Leonard Veizi "Rroftë vdekja" Togfjalëshi bombastik, që më pas u kthye në një sentencë gati stilistike por krejt inorganike, u lëshua si predhë nukleare a...

Lufta e brendshme/ Basha “xheloz” për forcën e Bardhit

Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha i ka quajtur deputetët e PD-së që janë pjesë e Rithemelimit si “bubat” e kryeparlamentares Nikolla. Mandati i...

Wisner: E ardhmja e Shqipërisë nuk është te njerëzit e përfshirë në korrupsion

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner i tha Zërit të Amerikës se e ardhmja e Shqipërisë nuk qëndron...

Lajme të tjera

Web TV