Drejtësia, “Foshnja” që po tremb burrat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli,

Posaçërisht per Fjala.al

Duket shenjë e mirë që çështja e inceneratorëve ka filluar të frikësojë të mëdhenj e të vegjël. Mjafton të shohësh disa fytyra apo reagime në komisionin ad-hoc për inceneratorët për të kuptuar se disa i ka mbërthyer jo pak paniku.

Foshnjë ende e brishtë është drejtësia shqiptare por deri diku po fillon të funksionojë. Toleranca dhe keqardhja ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin, abuzojnë me paratë e shtetit apo taksat e qytetarëve duhet të jetë zero.
Dënimi dhe prangat janë të rënda kur i mendon, por çdo njeri i logjikshëm e i ndershëm mendohet mirë për çdo hap që hedh në jetën e tij dhe llogarit gjithmonë kostot dhe pasojat e veprimeve apo vendimeve që ndërmerr.
Sigurisht, çdo abuzues dhe spekulator ndjen kënaqësi kur përvetëson ato që nuk i takojnë pa u munduar shumë, por besoj se ka ardhur momenti që këta lloj njerëzish të cilët të ngjyerën në pasurinë publike e kanë prioritetin e tyre kryesor në jetë, të provojnë njëherë edhe “kënaqësinë” e prangave në duar, për të kuptuar e mësuar se një shtet ligjor dhe demokratik funksionon vetëm në bazë të ligjeve, të cilat nuk janë bërë për t’u shkelur.

Të fundit

“Jam poliagjent i vjetër”/ Meta: E dija i pari që Berisha do shpallej non-grata

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, tha në emisionin “Çim Peka Live”  se në konventën e 27 prillit do të...

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!

Nga Ylli Pata Edhe pse është e dukshme e nuk ka nevojë për të parë thellë paranoje e Ilir Metës ndaj prokurorisë Speciale, duket se...

“Kam qenë në gjendje të rëndë…”, Françeska tregon periudhën e vështirë të jetës

Ditën e sotme Françeska i ka treguar Rozës një moment të vështirë të jetës së saj. Pas lindjes së djalit ajo nuk ka qenë...

“Në SPAK, 9 kallëzime ndaj Metës”/ Gazetari: Në banesën e nënës së Kryemadhit janë…

Gazetari Ermal Vija thotë se në SPAK ka 9 kallëzime penale ndaj Ilir Metës, 5 prej të cilëve është bërë regjistrimi penal. “Mund të them...

“Kryemadhi, “viktima” e parë e SPAK”/ Çupi zbulon si do jetë e ardhmja e Metës

Analisti Frrok Çupi, duke komentuar deklaratat e fundit publike të Monika Kryemadhit, thotë se ajo e ka kuptuar se do të jetë “viktima” e...

Lajme të tjera

Web TV