Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbrëmjen e djeshme për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta shkaktoi një sërë reagimesh në politikën shqiptare dhe jo vetëm.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Presidencës, që në deklaratën e parë pas vendimit shkruante se ky vendim solli zero surprizë në këtë institucion.
Megjithatë, kjo situatë nuk ka ngelur pa u trajtuar me humor dhe botuesi i revistës së njohur KUNJI, Haxhi Isufi, ka realizuar një karikaturë komike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në foto shfaqet Presidenti Meta që u drejtohet kundërshtarëve të tij me shprehjen: “O të shkretë, për ju rroj edhe një mijë vjetë”.