Pse iu hoq imuniteti Metës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mitro Çela

Ishte vjeshtë viti 1992.

Në Poliçan kishin nisur trazira. Deputeti socialist Ilir Meta kishte shkuar me shërbim. Pikërisht këtu nis sherri. Disa qytetarë u futën në bashki. Të tjerë brohoritnin rreth ndërtesës. Turma u shtua. U njoftua Tirana.
Me helikopter u nis Bashkim Kopliku, në atë kohë ministër i Brendshëm dhe zv.kryeministër. Fluturoi në Poliçan. Bisedoi. U kthye në Tiranë.

Në orën 19.00 u fut në sallën e parlamentit. Hodhi çantën dhe foli:

-Deputeti socialist Ilir Meta po nxit trazirat në Poliçan. Duhet t’i heqim imunitetin për ta gjykuar!
Fjalë e madhe! Llaf me peshë për të hequr imunitetin, kur del nga goja e një ministri me dy nishane!
U bënë gati letrat. U mblodh Komisioni i Mandateve. Kryetari ishte Sadedin Balla, deputet i Partisë Demokrartike. Pas disa ditëve ai foli me grupin parlamentar:

-Zotërinj deputetë! Zoti Selami, kryetar i Partisë Demokratike! E verifikuam problemin. Biseduam edhe me Presidentin Berisha. Përfundimi: ai djalë (Iliri) nuk është fajtor. Jo vetëm që nuk është fajtor, por, me autoritetin e tij, ka shmangur konfliktin. Ka qetësuar qytetarët e Poliçanit!
-Nuk jemi dakord,- u dëgjua një zë, që fliste si zakonisht në numrin shumës.- Duhet të ruajmë autoritetin e ministrit!
-Po autoriteti im?-tha Kryetari i Komisionit të Mandateve. – E kuptova. Nuk mund të kthehem në mashë për të ruajtur autoritetin e të tjerëve. Po jap dorëheqje, madje që tani. Raportin e përgatitur nga komisioni le ta lexojë zëvendësi im.
Folën edhe deputetë të tjerë demokratë. Fjala e tyre anonte nga ministri. Motivi: të ruajmë kuadrot!

-Zoti kryetar i Partisë, Eduart Selami!- fola unë në mbledhjen e grupit parlamentar.- Në se Ilir Meta nuk ka faj, pse duhet t’ia heqim imunitetin?! Ne nuk duhet t’i diskutojmë deputetët sipas ngjyrave: të ruajmë kolorin e blusë, të çngjyrosim të kuqen! Me këtë logjikë shumë shpejt do ta hamë njëri-tjetrin…

Lexo edhe :  Shqiptarët “nën armë”, vetëm kur i thërret politika

-Nuk ka ndonjë të keqe, – tha Selami, ashtu qetë, si zakonisht.- Ne ia heqim imunitetin. Drejtësia bën punën e saj. Në se nuk ka fakte, Ilir Meta kthehet në Parlament. Nejse! Vendimi i grupit! Do të votojmë për heqjen e imunitetit.
Dhe kështu ndodhi. Ilirit iu hoq imuniteti. Pastaj iu kthye: ishte i pafajshëm.

Askush nuk bëri autokritikë…Por dy vjet më von ju hoq imuniteti Eduart Selamit. Pstaj Pashkos, Neritan Cekës, Arben Imamit, Azem Hajdarit etj etj.

Të fundit

I fundit Papë përpara se bota të zhduket/ Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut të hënën e Pashkës në moshën 88-vjeçare, sytë e shumë njerëzve janë...

Po bëhej gati të ngrihej në fluturim/ Avioni përfshihet nga flakët, evakuohen pasagjerët

Një avion i linjës Delta Air Lines u përfshi nga flakët ndërsa po përgatitej për ngritje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos mëngjesin e së...

Berisha nga Puka: Në 3 muajt e parë do të përgjysmojmë taksat për bizneset e mëdha

Sali Berisha ishte sot në një takim me banorët e Pukës, ku u shpreh se programi i Partisë Demokratike për biznesin është si kurrë...

“Ata që shqetësohen për takimet e mia me gratë, janë burra gjysmakë!”

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Durrës në kuadër të fushatës elektorale, ka reaguar ndaj kritikave për fokusin e takimeve të tij me...

Zemra e të rinjve e rrezikuar, kontrollet që duhen para çdo aktiviteti fizik

Problemet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë edhe në popullatën shqiptare. Stili i jetës dhe kequshyerja po kërcënon nga sëmundjet e zemrës...

Lajme të tjera

Web TV