Tragjedia në traget me 12 të zhdukur/ Flet shoferi shqiptar: Mendova se më erdhi vdekja!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat greke lajmërojnë se janë 12 të humbur në tragetin italian të linjës Greqi-Itali që kapi flakë në orët e para të ditës së premte. Sipas mediave megjithë përpjekjet që u bënë, për më shumë se 15 orë deri më tani 12 persona rezultojnë të zhdukur.

“Të 12 të zhdukurit raportohet se janë shoferë. Vlerësimet e ekipeve të shpëtimit në vendngjarje janë se nuk ka njerëz në det, pasi skafet e rojes bregdetare kanë “krehur” zonën. Kështu, përpjekja gjatë natës do të përqendrohet në ftohjen e pjesëve brenda të anijes, në mënyrë që forcat EMAK dhe trupat e saj të ngjiten mëngjesin e sotëm dhe të vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit”, shkruan Prothema.

Por sipas mediave në bordin e tragetit kanë qenë edhe tre shqiptarë. Drejtori i komunikimit me jashtë i agjensisë së trageteve Grimaldi Lines Paul Kyprianou, për RTV Ora e Ora Neës informon se në bordin e tragetit Euroferry Olympia, që u përfshi nga zjarri mëngjesin e sotëm (18 shkurt) ndodheshin 3 shtetas shqiptarë.

Prothema shkruan se në traget ndodheshin 290 persona, ku prej tyre 278 janë shpëtuar. Sipas raportimeve në bordin e Grupit Grimaldi ishin 239 pasagjerë dhe 51 ekuipazh. Shumica e të zhdukurve janë shoferë kamionësh që duket kanë qenë duke pushuar në zonën e hambarit ku ka rënë zjarri.

Por për Asociated Press ka folur shoferi shqiptar i quajtuar Zef Lufi. “Mendova se vdekja kishte për mua”, tha shoferi shqiptar i kamionit Zef Lufi për Associated Press pas shpëtimit të tij.

“Kishte shumë tym. Mendova se nuk do t’ia dilnim. Na u deshën rreth një orë e gjysmë para se të hipnim në varkat e shpëtimit dhe rreth tre orë të tjera para se të na merrnin.”

Lexo edhe :  Italia planifikon të lirojë 10.000 të burgosur për të ulur mbipopullimin në burgje

“Gjëja më e keqe është se makinat në garazh janë ngjitur pranë njëra-tjetrës dhe se nuk kishte rrugë shpëtimi”, tha një shofer kamioni grek, i cili nuk dha emrin e tij, pasi mbërriti në Korfuz.

Shkaku i zjarrit ishte i paqartë. Kompania e trageteve me bazë në Itali tha se filloi në një vend ku ishin parkuar automjetet, ndërsa zyrtarët konfirmuan se shtetas nga Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Rumania, Greqia, Italia dhe Lituania ishin në mesin e të shpëtuarve.

Të fundit

Na u sulët si bisha kur thamë se PD po i paguan kot ato para/ Muli tani rrezikon burgun

Ylli Manjani ka komentuar vendimin e fundit të SHBA, për të mos komentuar më proceset zgjedhore në vendet e...

“Nuk do të ketë asnjë strukturë mbi trotuare”/ Rama ndan pamjet nga ‘çlirimi’ i Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje mbi ecurinë e aksionit për çlirimin e hapësirave publike,...

Misteri: Koreja e Veriut mbyll resortin luksoz, vetëm dy javë pas hapjes

Vetëm 14 ditë pas hapjes së Zonës Turistike Bregdetare Wonsan Calma, autoritetet në Korenë e Veriut kanë njoftuar se vendpushimi nuk do të pranojë...

Shkarkimet masive nëpër bashki, Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit. Mazniku foli dhe...

“Victory”, kur dy gishta nisën të flisnin në emër të një bote të lirë

19 korrik 1941 Nga Leonard Veizi Bota përpëlitej mes shkatërrimit dhe shpresës. Ishin ditë lufte, dhe çdo mëngjes vinte si një kërcënim i ri mbi qytetet...

Lajme të tjera

Web TV