Kush është Volodymyr Zelensky, presidenti më i pambrojtur i Evropës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy erdhi në pushtet në vitin 2019, duke marrë drejtimin e vendit prej rreth 45 milionë banorësh, të shkatërruar nga lufta dhe korrupsioni, pa ndonjë përvojë paraprake politike.

Ai fitoi presidencën duke siguruar më shumë se 73 përqind të votave.

I lindur në qytetin industrial kryesisht rusishtfolës të Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore, babai i dy fëmijëve shihej si më i miri për të pasur sukses në misionin e tij dhe pak pasi u bë president, përdori diplomacinë për të detyruar Moskën të shkëmbente disa grupe të burgosurish ukrainas të luftës.

Por vullneti i mirë i presidentit rus Vladimir Putin nuk do të zgjaste, pasi Zelenskyy nuk e ndryshoi politikën e jashtme pro-perëndimore të vendit të tij në favor të lidhjeve më të ngushta me ish zotin e tij, Moskën.

Vitin e kaluar, Rusia filloi grumbullimin e trupave të saj pranë kufijve të Ukrainës me pretekstin e mbajtjes së stërvitjeve ushtarake.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara për planin rus për të pushtuar Ukrainën, Zelenskyy u përpoq të ruante qetësinë në vend, duke u bërë thirrje ukrainasve të shmangin panikun.

Megjithatë, ai lëvizi nëpër kryeqytetet e Evropës, duke u përpjekur të sigurojë mbështetje diplomatike, ushtarake dhe financiare për Ukrainën për të penguar Moskën nga pushtimi.

Të enjten, më 24 shkurt, Zelenskyy u bë presidenti më i cenueshëm i Evropës, pasi Rusia nisi një pushtim të plotë të Ukrainës nga toka, ajri dhe deti.

Zelenskyy e identifikoi veten si “objektivi numër një” i Rusisë, por ai dhe familja e tij po qendrojnë në Ukrainë.

“Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën politikisht duke rrëzuar kreun e shtetit”, tha presidenti.

44-vjeçari kritikoi gjithashtu aleatët e Ukrainës që nuk i dolën fizikisht në mbrojtje të vendit të tij, duke u kufizuar me mbështetje verbale, financiare dhe diplomatike.

Lexo edhe :  Masa të rrepta sigurie për funeralin e Papës/ Snajperë dhe bllokues valësh për dronët

“Ne kemi mbetur vetëm për të mbrojtur shtetin tonë,” tha ai në një fjalim me video drejtuar kombit pas mesnate.

“Kush është gati të luftojë përkrah nesh? Nuk shoh njeri. Kush është gati t’i japë Ukrainës një garanci për anëtarësimin në NATO? Të gjithë kanë frikë.”

Përdoruesit e mediave sociale e kanë quajtur atë “një njeri të vetmuar, por i nderuar”./ Al Jazeera

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV