Propozimi i Rusisë për dialog, reagon Ukraina: Po e marrim në konsideratë, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia është e gatshme të dërgojë një delegacion në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, për bisedime me Ukrainën , njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti. Së fundmi, Ukraina ka thënë se është duke konsideruar këtë propozim të bërë.

“Siç e dini, sot Presidenti i Ukrainës [Volodymyr] Zelensky njoftoi gatishmërinë e tij për të diskutuar statusin neutral të Ukrainës,” tha Peskov, sipas RIA. “Fillimisht, presidenti rus Vladimir Putin tha se qëllimi i operacionit ishte të ndihmonte LPR dhe DPR [Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk, shtete separatiste në Ukrainën lindore të njohura kohët e fundit nga Rusia si të pavarura], duke përfshirë çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës. Dhe kjo, në fakt, është një komponent integral i statusit neutral.”

Këshilltari presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych i tha CNN të premten se qeveria ukrainase “po shqyrton propozimin” për të zhvilluar bisedime me delegacionin rus në Minsk.
Në një video-mesazh të veçantë të lëshuar menjëherë pas mesditës të së premtes, Zelensky bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin.

Kjo masë vjen pasi Ukraina ndodhet nën presion të konsiderueshëm, pasi forcat ruse duket se po i afrohen Kievit. Ata kanë hyrë në distriktin Obolon në veri të qytetit, vetëm disa milje nga qendra e tij, sipas ministrisë ukrainase të mbrojtjes.
Zelensky nuk ka propozuar drejtpërdrejt statusin neutral, por ka sinjalizuar një gatishmëri për ta diskutuar atë, duke insistuar që vendit të tij t’i jepen garanci sigurie.

 

 

Në një video-mesazh të enjten, Zelensky tha: “Sot dëgjuam nga Moska se çfarë duan të bisedojnë. Ata duan të flasin për statusin neutral të Ukrainës. Unë i pyeta të gjithë partnerët e shtetit nëse janë me ne. Ata janë me ne, por ata nuk janë gati të na marrin në aleancë me ta”.

Lexo edhe :  Konfliktet ushtarake, izraelitët anulojnë kontratat turistike në Shqipëri

“Ne nuk kemi frikë të flasim me Rusinë, nuk kemi frikë të flasim për gjithçka, për garancitë e sigurisë për vendin tonë. Nuk kemi frikë të flasim për statusin neutral”, shtoi Zelensky.

Të fundit

Merz: Duhet të kemi frikë, Rusia dëshiron të kalojë përtej Ukrainës

Synimet e Vladimir Putin shkojnë përtej Ukrainës. Kështu ka bërë të ditur kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë një fjalimi...

Largohen nga parlamenti në shtator, 82 deputetë do marrin gjysmën e pagës për 3 vite

Edhe pse nuk do të jenë më pjesë e legjislaturës së re që nis në shtator, 82 deputetë do të vazhdojnë të marrin gjysmën...

Trump: Ishte nder për mua të shkatërroja objektet dhe të ndalja luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur përsëri për konfliktin Izrael-Iran, teksa ka postuar në faqen e tij të mediave...

Bashkia e Tiranës në shënjestër: 15 sulme kibernetike në 6 muaj

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit kibernetik që goditi faqen e saj dhe disa nga shërbimet. Sipas Bashkisë, sulmi ishte...

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD kërkoi rrëzimin e tabelës përfundimtare...

Lajme të tjera

Web TV