Beteja për mbetjet/ Komisioni hetimor dhe “gjelat” majë inceneratorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy javët e fundit, beteja në selinë e Kuvendit ishte një duel me orë të zgjatura për hetimin e inceneratorëve. Politika nga të dyja kahët bërtet se fituan, ndërsa edhe raporti i hetimit parlamentar si shumë të tjerë do të dalë me dy versione.

Kush humbi dhe fitoi në këtë çështje ku përveç deklaratave politike, me interes janë gjetjet e SPAK-ut. Mbi përfundimet e komisionit por edhe zhvillimet në vijim, komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Dhjetë orët e dëshmisë së kryeministrit Edi Rama para Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve, ishin kapaku që iu vendos “tenxheres me çorbë” që u gatua për tre muaj në këtë komision. Politika bëri bilancet e saj, ku si përherë secila therret për fitore, pa e marrë kush përsipër “humbjen”. Në dy javë punime, opozita arriti të siguronte fakte në rrugë zyrtare dhe jo zyrtare por edhe të dëgjonte dëshmitarë që ju dorëzuan të vërtetës, të paktën nga formula e betimit. Bëhet fjalë për 430 milionë euro që sipas PD nuk justifikojnë invenstimin duke e kthyer përpunimin e mbetjeve një aferë korruptive. Por socialsitët e kanë kundërshtuar këtë, pasi sipas tyre, vlera e investimit për të tre inceneratorët është 100 milionë euro dhe çdo shtesë tjetër që nga opozita konsiderohet aferë, është pagesë që jepet për shërbimin e kryer në trajtimin e mbetjeve për 25 vitet e ardhëshme. Fakt është se çdo komision hetimor parlamentar i ngritur ndër vite jo vetëm që nuk ka përfunduar me sukses, por më shumë ka prishur punë duke e kthyer një çështje konkrete në plaçkë të brendshme dite që vishet e hidhet nga politika në koshin e mbetjeve. Të dyja palët bërtasin se fituan, por rreziku mbetet që të kenë fituar “plehrat” që hidhen rrugëve dhe mbetjet politike që bëjnë aferë të çdollojshme duke bërë pis edhe vetë mbetjet. Teksa çështja është ende ne hidhepritjen politike, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) e ka çështjen në hetim ndërsa mban në qeli ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe shpalli në kërkim dy biznesmenët e lidhur me ndërtimin e inceneratorëve. Megjithatë ky komision si gjithë të tjerët do të dalin në dy raporte; një i Partisë Demokratike që do të “fundosë” investimin e inceneratorëve dhe Partia Socialiste e cila do ta konsiderojë një investim të rëndësishëm. Por a do të jetë ky raport një bazë për SPAK, i cili e ka nisur punën prej kohësh dhe ka thirrur njerëz të lidhur me tenderat për të dhënë versionin e tyre mbi ndërtimin e inceneratorëve? Si Rama në krye të herës, ashtu edhe Basha më së fundi po besojnë në drejtësinë e re që është në një sprovë të madhe, së pari me veten, publikun dhe pa lënë pas faktorin ndërkombëtar që ende ysht për të pasur rezultate. Mbi hetimin parlamentar për çështjen e inceneratorëve, përfshirjen e SPAK dhe pasojat që mund të vijnë më pas flasin analistët e Gazetës “Fjala”, Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Lexo edhe :  "Akuzat shpifje"/ Xhaçka në Kuvend: Investimi i bashkëshortit tim 100% privat

Lorenc Vangjeli: Komisioni Basha-Tabaku, aleati politik për të vërtetat alternative të Ramës

Plator Nesturi: Komisioni Hetimor nuk është debat televiziv

Erald Shulla: Opozita fitoi për inceneratorët, por edhe mazhoranca nuk humbi

Emili Bibolli: Çfarë mbeti nga paradokset e një komisioni për mbetjet?

 

 

Të fundit

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare, çfarë zbuloi Banka Botërore

Banka Botërore ka kryer nje eksperiment shume interesant ne qytetet shqiptare. Vullnetarët e saj vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjete dhe udhëtuan nëpër...

Lajme të tjera

Web TV