Presidentja e KE: Të rritur e fëmijë po vdesin sepse Putin vendosi që Ukraina mos të ekzistojë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se Europa është në krah të Ukrainës, në luftën e saj kundër pushtimi rus. Në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Europian, ajo u shpreh se fëmijë e të rritur po vdesin sepse Vladimir Putin vendosi që Ukraina të mos ekzistojë. Von der Leyen theksoi se ata po propozojnë të aktivizojnë mekanizmin e përkohshëm të mbrojtjes, për t’u siguruar ukrainasve status të sigurt.

“Të rritur e fëmijë po vdesin sepse Putini vendosi që Ukraina të mos ekzistojë, por ne nuk do ta lejomë kurrë që kjo të ndodhë. Kjo nuk është vetëm për Ukrainën, kjo është për gjithë botën, kjo është një luftë mes demokracisë. Sot duhet të përqendrohemi te demokracia, njerëzit po protestojnë kundër luftës, një pjesë po hap dyert për njerëzit e Ukrainës. Po propozojmë të aktivizojmë mekanizmin e përkohshëm të mbrojtjes, për t’u siguruar atyre status të sigurt, shërbime mjekësore dhe punë. E meritojnë. Të gjithë këto ditë keni parë më shumë se 30 shtetet që prezantojnë gjysmën e ekonomisë së botës, të cilat kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. Jemi më të bashkuar se asnjëherë tjetër dhe do të qëndrojmë të bashkuar. Jemi të vetëdijshme që këto sanksione do të kenë pasoja edhe në ekonominë tonë, jemi edhe pas pandemisë. Por jam e sigurt se Europa do të qëndrojë e bashkuar dhe do të qëndroje e bashkuar ndaj këtij agresioni, Kjo është kostoja që do të paguajmë, kjo do të jetë kostoja e lirisë, Investimet tona sot, do na bëjnë më të pavarur nesër. Ne duhet të bëhemi të pavarur nga Rusia sa i përket energjisë elektrike, ne po ndërtojmë terminale të rinj, që të bëhemi më të pavarur. Do të reduktojmë në mënyrë të madhe dhe të shpejt varësinë tonë nga gazi rus. Ky është një investim strategjik, kjo do të thotë më pak lekë për kremlinin, që po bën këto krime. Gjermania e përcaktoi 2% e buxhetit të saj për NATO-n. Kemi miratuar një buxhet të madh për të ndihmuar Ukrainën, si dhe një fond për krizën humanitare që do të pasojë. Nuk mund të marrim sigurinë si të mirëqenë sigurinë e qytetarëve tanë, Kjo krizë do të ndryshojë Europën, por Rusia ka kaluar limitet. Reagimet e Kremlinit kanë dëmtuar edhe interesin e vetë rusëve, jo vetëm tani por edhe në vijim. Ka një Rusi tjetër, përtej tankeve të Putinit. Ne i shtrimë dorën rusëve që nuk mbështesin Rusinë. Në të njëjtën kohë po luftojnë për lirinë, por edhe për lirinë tonë. Dhe ata janë gati edhe të vdesin për një lirinë dhe kjo është frymëzuese, Më ka folur për dëshirën e tyre për tu bërë pjesë e BE. Ne duhet ta mbarojmë këtë luftë. Ukraina mund të bëhet shpejt pjesë e familjes sonë europiane”, u shpreh ajo.

Të fundit

Ballkani mposhtet minimalisht në Çeki nga Plzen, paraqitje dinjitoze nga suharekasit

Ballkani i pafat në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Conference League. Skuadra nga Suhareka u mund minimalisht...

Spektakël në Holandë mes Ajax dhe Marseille, AEK ”shokon” Brightonin në shtëpi

Shumë gola për një pikë në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, me Ajaxin dhe Marseillën që ndanë nga një pikë falë barazimit spektakolar 3-3....

Biden do dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare SHBA, Jake Sullivan, tha në një konferencë për shtyp, se Presidenti Joe Biden, do njoftojë Zelensky një paketë të re...

Duheshin 84 vota, Kuvendi shtyn rritjen e pagave për Kushtetuesen

Kuvendi nuk mundi të miratonte as këtë të enjte ligjin për Gjykatën Kushtetuese që parashikon rritjen e pagave për anëtarët e saj. Kjo për...

Ekzekutohet një 33-vjeçar në Shkodër, të dhënat e parae

Shkodër/Informacion paraprak   Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV