Deklarata e fortë e zv.kryeministres së Ukrainës: NATO i ka duart me gjak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka sulmuar ashpër NATO-n, duke e akuzuar atë se “i ka duart me gjak”. Në një deklaratë për BBC ajo bën përgjegjëse aleancën euroatlantike për vdekjet e civilëve në vend duke refuzuar të zbatojë një zonë ndalim fluturimi mbi Ukrainë.

Në një intervistë për në BBC Radio 4, Olha Stefanishyna tha “është çnjerëzorë të dish që popullsia civile dhe fëmijët do të vriten nga mos marrja e këtij vendimi. Gjaku i atyre civilëve, duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe vetëm sot humbën prindërit e tyre gjatë një bombardimi, nuk është vetëm në duart e rusëve”, u shpreh Stefanishyna, teksa kërkoi falje që nuk zgjodhi një gjuhë diplomatike për tu shprehur.

Kujtojmë se anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.


Të fundit

“Mirë se vini në Shqipëri, bukë, kripë dhe…”/ Berisha mesazh europianëve për protestën

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor. Në një postim...

VIDEO/ Argjentina mposht Australinë dhe do të përballet me Holandën në çerekfinale

Argjentina fitoi 2-1 ndaj Australisë dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Botës, raund në të cilin do të përballet me Holandën për...

‘U burgos 3 herë për dhunë’, rrëfimi i 54-vjeçares që kërcënohet nga burri

Emisioni “Review” në Euronews Albania ka sjellë historinë e një gruaje në Kukës, ndaj së cilë është ushtruar dhunë për 30 vite nga bashkëshorti...

Vrasja e gruas shtatzënë/ Mjeku tregon nëse mund të shpëtohej foshnja

Mjeku Astrit Bimbashi deklaroi se nga ana praktike, do të ishte e pamundur që mjekët të ndërhynin pas vrasjes së gruas shtatzënë, Hamide Magashi,...

Fundi i krizës energjetike në Evropë është në horizont

Nuk ndodh shpesh që unë të jap lajme të mira, por gjykoj se këta parashikues ka të ngjarë të jenë më shumë pesimistë sesa...

Lajme të tjera

Web TV