Kreshnik Spahiu: Luftës mund t’i japë fund vetëm presioni ekonomik dhe ushtarak!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreshnik Spahiu në studion e Open në Top Channel tha se vetëm presioni ekonomik e ushtarak mund ta ndalë luftën.

Ai shtoi se oligarkëve rusë në Europë po i konfiskohen pasuritë, gjë që do të rriste presionin ndaj Moskës.

“Gjermania është përgatitur të presë 1.3 mln ukrainas. Brenda 1 muaji mund të priten miliona ukrainas dhe të jemi përballë një gjenocidi. Putini mund të arrijë pjesërisht qëllimet duke larguar një pjesë të mirë të ukrainasve nga vendi.

Versioni më i mirë për Ukrainën mund të jetë shkëmbim territori e shkëmbim kufijsh. Luftës mund t’i japë fund vetëm presioni ekonomik dhe ushtarak. Presioni ekonomik është i jashtëzakonshëm. Duke i konfiskuar të gjitha asetet oligarkëve do i dëmtojë shumë. Po konfiskohen jahtet. Janë bllokuar në të gjitha portet jahtet e shtrenjta dhe asete të tjera të oligarkëve. Pjesa më e madhe e oligarkëve rusë janë munduar të pastrojnë para në Europë. Bllokimi financiar mund të çojë në presion në qeverinë e Moskës,” tha Spahiu.

Të fundit

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Lajme të tjera

Web TV