U panë bashkë në koncertin e Dua Lipës, Selena Gomez në një lidhje me biznesmenin shqiptar?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim të kësaj jave, Selena Gomez u pa në koncertin e Dua Lipa-s në New York me biznesmenin Zen Matoshi, duke bërë që disa fansa të pyesin se çfarë po ndodhte mes tyre.

E teksa emri i tij lakohet në çdo media botërore, “Panorama Plus” ka vënë re se Zeni është me origjinë shqiptare. Madje, ai është një nga organizatorët e “Sunny Hill”, festivali i përvitshëm që Dua Lipa organizon në Kosovë.

Pavarësisht çdo thashethemi, një burim i afërt me Selenën ka treguar ekskluzivisht për E!News se dalja e tyre ishte thjesht miqësore. “Ata janë miq”, ka thënë burimi. “Ai punon në fushën e teknologjisë dhe ka ndihmuar në këshillimin e Selenës.”

Selena dhe Zen bënë shumë bujë kur u panë së bashku në shfaqjen e “Madison Square Garden” më 1 mars. Edhe pse artistja e “Same Old Love” nuk e shfaqi pjesëmarrjen e saj në koncert në rrjetet sociale, Zen ndau postoi një video në Instastory që tregonte skenën ndërsa Dua performonte hitin e saj “Cold Heart”.

Por duket se Selena nuk është në kërkim të dashurisë për momentin dhe po fokusohet në shfaqjen e saj “Only Murders in the Building” dhe biznes. “Selena është e lumtur beqare tani.”- sipas E!News.

Në shtator 2020, themeluesja e “Rare Beauty” u shpreh se thjesht nuk e ka dashurinë në tru. “Është thjesht qesharake sepse dëgjoj gjëra që thonë se dua një të dashur dhe gjëra të tjera…Megjithatë nuk e kisha menduar vërtet këtë”, tha Selena. “Djemtë kanë shumë punë”. Këngëtarja e “Bad Liar” vazhdoi duke shtuar: “Çdo ish-i im mendon se jam e çmendur, ndaj nuk më intereson”.

Romancat e kaluara të artistes përfshijnë lidhjen e saj me Justin Bieber, e cila u krijua për herë të parë në 2011 dhe përfundoi në 2018. Selena gjithashtu doli me The Weeknd nga janari deri në tetor 2017.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV