Në ditëlindjen e poetit, përmes imazhit të poezisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

(Në nderim të Xhevahir Spahiut)

Nga Ben Andoni / Fotot Zamir Reçi

Poeti ka një jetë më shumë dhe atë ia fal veçse krijimtaria e tij. Me të kapërcen përshkrimin dhe të gjithë perceptimin e botës drejt hapësirave, ku nuk mund të shkojë jeta e njeriut të zakonshëm por jo atij, poetit ose njeriut të letrave që krijon. Xhevahir Spahiu, që më 1 Mars të vitit 1946 lindi në një vend skajor të Shqipërisë, e ka bërë mrekullisht udhën e poezisë trasuar nga ai vetë.
Në nderim të tij, një artist i ri, Zamir Reçi që jeton prej vitesh dhe studion në SHBA ka zgjedhur episode të ndryshme meditimi dhe përballje për ta dhënë sa më poetikisht këtë botë, falë imazhit. Bota e poetit të njohur në të gjithë këtë kapje është gati e njëllojtë dhe me perceptimet e tij. Spahiu nuk mund të jetë i zakonshëm. Poezia jeton përmes çdo veprimi të tij dhe kjo nuk do provë për atë që e njeh nga afër poetin. Xhevahir Spahiu e përshfaq botën e poezisë në jetën e tij, në përjetime, në çdo gjë që frymon, madje deri në rrugëtimin e tij të përditshëm në qendër të kryeqytetit. Zamiri duket se e ndjek i etur të kapë çdo shprehje të tij, sepse i duhet historisë, si në momentin kur dëgjon, atë kur percepton dhe qan para shpalljes mortore të kolegut dhe poetit tjetër të njohur Fatos Arapi. Gazetari që u bë një nga poetët më të mirë të vendit gjithçka e ndërtoi mbi filozofinë e punës së tij: përkushtim dhe ndershmëri ndjenje. Monografia kushtuar atij kohë më parë jep disa detaje, ku mund ta kapësh këtë botë, por megjithatë sërish nuk arrin të zbulojë dot vrundujt e frymëzimit të tij të rrallë, që mban brenda një shprehje, e cila do të ngrejë kokë shumë shpejt, kur ai të jetë para fletës së bardhë, pikërisht asaj hapësire ku mbeten krijuesit e vërtetë, para se të hedhin rreshtat e para. Spahiut nuk i bën përshtypje ky proces, ajo që i bën më shumë përshtypje është nxitja e asaj që vërtitet në mendjen e njeriut shqetësim-shumë, që i ka dhënë aq shumë vendit të tij. “Në kufirin mes viteve, / për ato që ikën,/ për ato që vijnë/ mendimi pezull rri”. Autori, përmes lakonizmit të shprehur të gjuhës së vet por mbi të gjitha figuracionit të njohur, bën atë që kalon në përsiatje që qerthullojnë sot qytetarin e zakonshëm.
Edhe sot, pas vitesh shëndeti të dëmtuar, emocionet e tij rrjedhin të qeta por shpesh të vrullta. Befas, në mungesë të shprehjes së plotë apo artikulimit, gjestikulacionet e vrullta dhe pak fjalët i kujtojnë bashkëbiseduesit emocione, ngjarje, shumëçka. Pak herë një poet, ka mundur të bashkojë në pak hapësirë botën sociale, tragjizmin e pafund të kohës sonë dhe familjen, por me një modesti shkrimi që të bën ta respektosh thellë. Tek “Babai” jepet e gjithë kjo botë, kur sinjalet e botës, vinë që nga e gjithë kjo hapësirë për t’u përcjellë direkt me simbolikën e pulëbardhave, këtyre mesazherëve që kërkojnë dhe lajmërojnë steren e largët, mu aty bash në zgripet e kujtesës:

“Natën
kur bota fle
dhe deti përtyp pendimin për marrëzitë e ditës
kur pulëbardhat në skajet e kujtesës klithin
dhe yjet – sy që s’mbyllin sy –
në heshtje zënë e fiket
del nga shushama
dhe shalon një kalë
shkel mbi asgjënë
dhe qaset në rrethina
S’është Kostandini i vetëm. Është babai”.

Lexo edhe :  Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Babai i tij, në fakt, është më shumë se një primat familje, është ati që kujdeset, kur është madje edhe në moshën e tij, pasi poetit vazhdimisht i duhet të kujdeset. Për njerëzit, mjedisin që e rrethon…botën. A nuk shprehej kështu dikur Poradeci: Kur i dënuam poetët! Nuk ka rëndësi koha as mjedisi, poeti ka koordinatat e tij. Në mesin e viteve ’70, kur sapo ka kaluar “pakëz” tmerrin e pleniumeve të KQ të PPSH-së në një reportazh për shqiptarët ndryshe që jetojnë në minierë, Spahiu shkruan një poezi, që i paraprin reportazhit. Jeta është shumë më tepër sesa letrat, apo ato shkronja që lenë gjurmë në fletën e bardhë të kujtesës së njerëzve. Duket se shkrimtaria e kalon gazetarinë tek ai. Një moment, kur e pyesin asokohe nëse “Ti je gazetar apo poet?”, ai përgjigjet në formën alla-Xhevo: “Gazetar është vetëm gjysma ime. Madje gjysma ime më e parëndësishme, sepse në thelb unë jam poet”.
Dhe në çdo situatë, liriku dhe epiku nuk e braktis botën apo ndjenjën. E lëmon deri aty ku të bën dhe vetë pjesë të një bote që jetohet:

Ty që m’u shfaqe në dhjetorin e bardhë,
nuk di ku të të fus, nuk di!
Ish pasditja e fundit e një viti në ikje.
Ora e Vlorës përudhte
shkëmbime vështrimesh të dridhshme.

Në opusin e veprës së tij është edhe eposi, ashtu si nuk lihet as edhe një shteg i historisë kulturore pa e kaluar pash në pash. Sepse një poeti nuk mund t’i shpëtojë asgjë që kërkon mendjen apo që mbart trashëgiminë kulturore qoftë edhe atë në sferën e mitit. Por në fakt te Elegjia e tij për Ajkunën, ai shkon shumë më tepër sepse simbolika e Ajkunës është ajo që lidhet me atë të motrës dhe nënës, bazës së një shoqërie. Sublimiteti mbyllet te Ajkuna, ky personazh i jashtëzakonshëm, që në një farë mënyre shpreh dhe interesat e poetit tonë:

Elegji e Ajkunës
Qaj ata që s’kishin nëna
qaj ata që kishin motra;
qaj ata që s’i sheh hëna,
s’u flet deti, s’i njeh kodra
Skajeve të vajit tënd
zunë korbat e krrokasin;
klithmat e tua, moj loke
lisat e malit luhatin.
Kur të vdesësh ti, moj korbë
pak nga pak siç vdes një lumë
kush do të të qajë mbi kokë?

Askush nuk e qan vetmitarin dhe ky është thelbi i poetit që trishtohet edhe për personazhe që nuk ekzistojnë më në kohën tonë. Tek e fundit, koha i bashkon ngjarjet, mitet dhe ushqen ndjenjën atë që një poet përmes vargjeve ia jep të gjithë botës. Këtë javë poeti pati ditëlindjen, por në këtë katrahurë lufte dhe angushtish, ajo kaloi pa u ndjerë, anipse poetë dhe njerëz si Xhevahir Spahiu e kanë çdo ditë si ditëlindje, falë mirënjohjes së përditshme… që i jep publiku ynë. Ndiqeni në një rrugëtim ditor Xhevahir Spahiun dhe do ndjeni, që edhe jetën e jeton si poezi. Ndaj ngjit kaq shumë dhe gjendja poetike që na jep artisti i ri shqiptaro-amerikan Reçi.

Të fundit

3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është...

‘Ethet e Dengës’?/ OBSH ngre alarmin: Sëmundje virale, ka shënuar shifra rekord këtë vit

Epidemia e Etheve të Dengës po përhapet me shpejtësi në Karaibe dhe Amerikën latine, duke shënuar shifra record nga fillimi i vitit deri tani....

“Në Maj nisin faturimet e reja”/ Ja sa kilovati do të paguajnë furrat që tregtojnë bukë

2600 furra buke që operojnë në mbarë vendin nuk do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Nga Lushnja, Zv/Kryeministria Belinda Balluku...

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Lajme të tjera

Web TV