Shumat marramëndëse që shpenzuan VIP-at për dasmën e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dasma tipike thuhet se kushton rreth 34,000 dollarë në Shtetet e Bashkuara, sipas shifrave të vitit 2018 nga revista ‘’The Knot’’, ky padyshim tashmë është një investim i madh për shumë çifte. Megjithatë, ka nga ata që shpenzojnë kaq shumë vetëm për tortën.

Kur njerëz të famshëm, antarë të familjeve botërore dhe trashëgimtarë të pasurive të mëdha martohen, është një spektakël për t’u mbajtur mend. Shuma që shkon në këto ngjarje është vërtet marramëndëse, veçanërisht duke pasur parasysh që shumë nga këto martesa të shtrenjta nuk zgjasin!

David Beckham dhe Victoria Adams

Dasma e vitit 1999 Victorias dhe yllit të futbollit, Beckham thuhet se kushtoi 800,000 dollarë.

Elton John dhe David Furnish

Çifti thuhet se shpenzuan për një dasmë madhështore e cila kap shifrën me vlerë 1.7 milionë dollarë.

Tom Cruise dhe Katie Holmes

Dasma e vitit 2006 u zhvillua në kështjellën Odescalchi të shekullit të 15-të në Itali, dhe nga kostoja totale prej 2 milionë dollarësh, vlerësohet se 900,000 dollarë u përdorën vetëm për biletat e fluturimit për të ftuarit.

Christina Aguilera dhe Jordan Bratman

Dasma e vitit 2005 në Vreshtin e Familjes Staglin të Napa Valley thuhet se kushtoi 2 milionë dollarë.

Amal Alamuddin dhe George Clooney

Çifti u martua në vitin 2014 në Venecia, në një dasmë dhe festë që raportohet se ka kushtuar 4.6 milionë dollarë. Gati 3 milionë dollarë prej tyre thuhet se kanë shkuar për marrjen me qira të dhomave për të ftuarit në hotelin e famshëm Cipriani.

Kim Kardashian dhe Kris Humphries

Kjo martesë 72-ditore në vitin 2011 kushtoi 10 milionë dollarë. Megjithatë, ata në fakt përfunduan duke fituar 17.9 milionë dollarë pasifituan ulje në produkte të ndrsyhme dhe shitën të drejtat për fotot e tyresipas The New York Post.

Lexo edhe :  Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Michael Jordan dhe Yvette Prieto

Basketbollisti dhe modelja e famshme u martuan në vitin para afro 300 njerëzve dhe patën një pritje në një klub luksoz privat golf. Fatura përfundimtare kapi vlerën deri në 10 milionë dollarë.

Wayne Rooney dhe Coleen McLoughlin

Dasma e futbollistit të famshëm u vlerësua të ishte rreth 10 milionë dollarë në vitin 2008. Nga fluturimet me qera për të ftuarit në Genoa e deri te një ballo me maska në jah që kapi vlerën e 120 dollarësh.

Kim Kardashian dhe Kanye West 

Lajmet raportuan se dasma italiane kushtoi 2.8 milionë dollarë, por duke qenë se kjo përjashton festimet ekstravagante para dasmës, IBTimes vlerëson se shpenzimet arrijnë deri në 30 milionë dollarëve.

Princi William dhe Kate Middleton

Spektakli në të cilin bota u akordua kushtoi pothuajse 34 milionë dollar, 32 milionë prej të cilave ishin vetëm për sigurinë.

Princi Harry dhe Meghan Markle

Sipas Express, dasma mbretërore e Dukës dhe Dukeshës së Sussex kushtoi 39 milionë dollarë, nga të cilat 36.7 milionë të raportuara shkuan për sigurinë.

Princi Albert II i Monakos dhe Charlene Wittstock

Dasma e vitit 2011 përshkruhet si “festa më e madhe e Monakos në 55 vjet”, që nga ajo e Grace Kelly dhe Princit Rainier III. Ajo kushtoi rreth 65-70 milionë dollarë.

Princi Charles dhe Lady Diana

Fatura mbretërore për dasmën e shekullit thuhet se ishte 48 milionë dollarë në vitin 1981, që është më afër 70 milionë dollarë nga inflacioni sot.

Të fundit

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare me Shqipërinë. Kjo pasi doganat...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Lajme të tjera

Web TV