Ataturku, një strateg që thelemoi Turqinë moderne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombësia e tij është debatuar gjatë. Por një gjë dihet me saktësi, familja e tij i përkiste fesë myslimane dhe kishin turqishten si gjuhë shtëpie. Ai njihet si themeluesi i Turqisë se sotme…

…Mustafa Qemali u lind më 12 mars 1881 në Selanik, i biri i Ali Riza Efendiut dhe Zybejde hanëmit. I ati vinte nga fshati Koxhaxhik, i banuar nga turqit, ndërsa e ëma nga rrethinat e Selanikut. Pas vdekjes së babait dhe martesës së të emës me një ushtarak turk, Mustafai si një djalosh i pabindur, nuk pranonte të shkonte në shkollën fetare ku e regjistruan. Në moshën 12 vjeçare është regjistruar me iniciativën e tij në shkollën ushtarake në Selanik, në qendrën e nacionalizmit grek dhe sllav. Në këtë shkollë nga mësimdhënësit e ka marrë pseudonimin Qemal (“i përkryer”). Nga viti 1896 ka vazhduar akademinë ushtarake në Manastir, ndërsa nga 1899 u pranua në Akademinë Perandorake Ushtarake ne Stamboll, të cilën e mbaroi më 1905 pasi kreu edhe një kurs special pranë Shtabit të Përgjithshëm. Që në moshë të re ai u interesua për letërsinë revolucionare, e cila konsiderohej e ndaluar nga autoritetet perandorake.

Në ushtri

Për shkak të aktivitetit të tij të jashtligjshëm me Xhonturqit të cilët luftuan kundër regjimit aristokrat të Perandorisë Osmane, regjimi e dërgon Ataturkun në Siri në një regjiment kavalerie që luftonte me rebelët. Megjithatë nuk e lejojnë te marrë pjese në luftime. Në Damask formon organizatën Vatan ve Hürriyet (Atdheu dhe Liria). Në vitin 1907 transferohet në Selanik dhe iu bashkua shoqatës Bashkim dhe Progres, të cilën e kishte themeluar Revolucioni i Xhonturqëve në korrik të vitit 1908. Ataturku merr pjesë në revulucionin xhonturk si shef i shtabit të Mahmut Shefqet-pashës, komandantit të armatës turke të Maqedonisë dhe merr pjesë gjithashtu në shuarjen e kondërevolucionit të Abdyl Hamitit në Stamboll në vitin 1909. Mori pjesë në luftë në Libi kundër Italisë (1911-1912), ku u dallua për herë të parë si udhëheqës ushtarak i talentuar. Arrin një ndër fitoret e pakta turke në këtë luftë kur me batalionin e tij dhe disa qindra vullnetarë arabë arrin një fitore kundër një force italiane të konsiderueshme. Në kohën e Luftërave Ballkanike (1912-1913) organizoi mbrojtjen e Dardaneleve. Më pas ka qenë atashe ushtarak në Bullgari. Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Turqia ishte në anën e Gjermanisë, Ataturku arriti një sukses të padiskutueshëm në Fushatën e Galipolit në vitin 1915, ku arrin të mundë forcat Aleate që donin të zbarkonin në Dardanel. Përveç kësaj mori pjesë edhe në Fushatën e Kaukazit, si pjesë e Armatës së Kaukazit, komandant i Armatës së Dytë (1916-1917). Në këtë fushatë merr gradën e gjeneralit e në fund edhe atë të pashait. Më pas u transferua në frontin Palestinez si komandant i Armatës së Shtatë. Pas nënshkruarjes së marrëveshjës për paqe kthehet në Stamboll.

Pavarësia e Turqisë

Në vitin 1919, u largua nga ushtria dhe u vu në krye të Lëvizjes Kombëtare Turke kundër pushtimit grek dhe i Lëvizjes për Pavarësinë e Turqisë të cilën pas thyerjes së Perandorisë Osmane në fund të Luftës së Parë Botërore e kanë rrezikuar forcat fituese, në radhë të parë Britania e Madhe. Kjo shkaktoi luftën me Greqinë, të cilën Britania e Madhe dhe Franca e kishin ndihmuar me armatime. Ushtria greke kishte okupuar Izmirin (Smirnën) dhe bregdetin e Anadollit më 15 mars 1919. Ataturku menjëherë filloi të punojë për bashkimin Lëvizjes Kombëtare Turke dhe për krijimin e ushtrisë për mbrojtjen e vendit. Por së pari i është dashur të luftojë kundër regjimit të Sulltanit në Stamboll i cili kishte lejuar copëtimin e territorit. Atëherë kur qeveria e komprometuar u kishte lejuar Aleatëve të pushtonin disa pjesë të Turqisë, Ataturku në Ankara në maj të vitit 1920 kishte krijuar qeverinë e përkohshme, Kuvendi i Madh Popullor i së cilës e zgjedh kryetar qeverie më 2 maj të vitit 1920.

Lexo edhe :  Oficeri britanik sulmon Suella Braverman: E tmerrshme gjuha që përdor me emigrantët

Babai i Turqisë

Pas disa humbjeve fillestare në luftë me grekët, megjithatë arriti të shënojë fitore në betejat vendimtare në lumin Sakarja (korrik të vitit 1921) dhe në Dulminpar (korrik të vitit 1922), duke e marrë Izmirin në muajin shtator. Në luftë me grek e rrëmben fitoren dhe e largon Greqinë nga Azia e Vogël dhe kështu shmang vendosjen e marrëveshjës nga e cila Greqisë i jepeshin disa pjesë të Azisë së Vogël. Pasi shmangu rrezikun Grek, Ataturku iu kthye rrezikut të brendëshëm – dhe e largoi nga pushteti sulltan Mehmetin e VI-të. Në muajin gusht 1923 Ataturku themelon Partinë Popullore, udhëheqës i së cilës ishte vetë (më vonë ia ndërron emrin në Partia Popullore Republikane Më 22 tetor të vitit 1923 Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë shpallë Republikën, ndërsa Mustafa Qemali shpallet kryetar i parë i saj. Kuvendi ia dha edhe titull Gazi (fitimtar). Më vonë në vitin 1934 Kuvendi i Madh Popullor i jep emrin Atatürk (babai i Turqisë) në shënjë falenderimi për atë që ka bërë për popullin turk.) dhe me këtë vendos sistemin njëpartiak i cili ka zgjatur deri në vitin 1945 (përveç dy eksperimenteve të shkurtra në vitin 1924-1925 dhe 1930). Kryetar i partisë mbeti deri në fund të jetës së tij. Vendvarrimi i tij është Anıtkabir në Ankara.

Origjina

Në Turqinë e viteve ’70 të shekullit të kaluar, origjina e Mustafa Qemalit u bë “mollë sheri”. Por sipas disa studiuesve, Ataturku ishte një shqiptar. Gjithsesi asgjë nuk mori zyrtarizim përveçse ngriti një mjegullnajë.

Pothuajse të gjithë biografët që janë marrë me jetën dhe veprën e Qemal Ataturkut nuk e anashkalojnë, por theksojnë origjinën e tij shqiptare. Edhe pse jo shumë larg atyre gjenetike shqiptare. Mustafa Kemal Ataturku ka ruajtur gjithmonë respektin për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Nëse babai i Kemal Ataturkut ishte etnikisht shqiptar kjo gjithsesi nuk e bën atë shqiptar. Kemal Ataturku dha gjithçka për kombin turk, prandaj edhe iu dha titulli baba i të gjithë turqve.

Ndërmjet viteve 1926 dhe 1930, ndryshimet ligjore çuan rrugën që ligjet fetare islame të shfuqizoheshin dhe të shfaqej një sistem laik. Në vitin 1928, ai vendosi të shfuqizojë alfabetin arab dhe inkorporoi alfabetin latin me atë turk. Të gjitha këto veprime tregonin për një ndjenjë properendimore tek Ataturku.

Gjithsesi Mustafa Qemali ishte një nënshtetas turk që luftoi dhe punoi për të ngritur një shtet modern.

 


Të fundit

11 muaj plot lumturi dhe një bebe rrugës, Einxhel Shkira ndan fotot e ëmbla me Dagz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po jetojnë dashurinë e tyre që nisi brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother...

6 Dhjetori/ Vangjeli: E përfytyroj doktorin me sytë te telefoni dhe veshin te dera

Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Log” në Abc, se protesta e thirrur nga Sali Berisha më 6 dhjetor ditë që përkon me Samitin...

Botuesit rusë frikë nga censura: Do kthehemi në epokën e librave sovjetikë

Ligjet e reja anti-LGBT dhe ato kundër të ashtuquajturve “agjentë të huaj” e kanë lënë artin në Rusi të pambrojtur nga censura. Shitësit besojnë se...

Fitore e çmendur!/ Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës i jep një “shuplakë” Serbisë

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka në fazën e 1/8-ave, ndërsa Serbia në shtëpi. Zvicra triumfoi 3-2 në ndeshje ne fundit në grup përballë përfaqësueses serbe,...

Dilema e Vuçiçit për samitin, Nazarko: Serbia shmang rritjen e prestigjit të Shqipërisë

Më 6 dhjetor do të mbahet në Tiranë Samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe debatet rreth kësaj ditë kanë qenë të shumta, duke filluar që nga...

Lajme të tjera

Web TV