Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Forbes zbulon shifrën/ Ja miliardat që kanë humbur oligarkët rusë si pasojë e sanksioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një përpjekje për të rritur trysninë financiare ndaj Presidentit rus Vladimir Putin për shkak të ndërhyrjes së tij në Ukrainë, vendet në mbarë botën po konfiskojnë pasuritë e oligarkëve që besohet se janë të lidhur ngushtë më të.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës po shkakton skena të tmerrshme lufte me varreza masive, trupa të viktimave nëpër rrugë, dhe miliona njerëz që përpiqen të largohen nga vendi në atë që Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se është kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Duke shpresuar se pasojat financiare do ta detyrojnë presidentin Putin të ndryshojë mendjen për luftën e tij, shumë vende po konfiskojnë pasuritë e miliarderëve që kanë lidhje të ngushta me të.

Ndaj njëzet oligarkëve rusë janë vendosur sanksione që nga fillimi i sulmit kundër Ukrainës. Të enjten vendet perëndimore vendosën sanksione edhe ndaj miliarderit Roman Abramovich dhe gjashtë oligarkëve të tjerë rusë.

 

Vendimi për të vendosur sanksione ndaj Roman Abramovich-it u mor pavarësisht se ai nxorri në shitje ekipin e tij anglez të futbollit, duke thënë se të ardhurat do t’i jepeshin viktimave të luftës në Ukrainë.

 

“Mesazhi im për oligarkët rusë dhe udhëheqësit e korruptuar që kanë marrë miliarda dollarë nga ky regjim i dhunshëm është mjaft më. Ne po bashkohemi me aleatët evropianë për të gjetur dhe sekuestruar jahtet, apartamentet luksoze dhe avionët e tyre privatë. Ne do të godasim fitimet tuaja të korruptuara”, tha presidenti Biden.

Në të gjithë globin po sekuestrohen pasuri si ky jaht 85 metra i gjatë në pronësi të presidentit të kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft, që është bllokuar në jug të Francës.

Lexo edhe :  Nga Sicilia në Nju-Jork: Një histori e shkurtër e Mafies

Alisher Usmanov është një aleat i ngushtë i Putinit, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë rreth 14 miliardë dollarë. Jahti i tij ndodhet në Gjermani dhe thuhet se nuk mund të largohet nga vendi pa marrë një leje të posaçme eksporti. Ai është një nga jahtet më të mëdha në botë, me vlerë rreth 600 milionë dollarë.

“Këta janë si një grup mafioz, ku të gjithë puthin unazën e shefit dhe nga kjo ai fiton shumë para. Përmes sanksioneve ndaj tyre, ne po ushtrojmë presion mbi të gjithë kleptokracinë në pushtet të Putinit”, thotë ish-ndihmës sekretari i shtetit, Daniel Fried.

Forbes vlerëson se me pasuritë e tyre të ngrira, miliarderët rusë kanë humbur më shumë se 126 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë, përdorues të talentuar të internetit si 19-vjeçari Jack Sweeney po përpiqen t’i gjurmojnë oligarkët rusë. Jack Sweeney u bë i famshëm për gjurmimin e avionit të sipërmarrësit Elon Musk.

Ai tani po gjurmon avionët e oligarkëve rusë.

“Fillimisht, isha i interesuar të gjurmoja avionët sepse njerëzit e tjerë më kërkonin ta bëja këtë, por tani e shoh se mund t’i ndihmoj disi njerëzit në Ukrainë duke gjurmuar këta oligarkë rusë”, thotë ai.

Ndërkohë, më shumë se 50 oligarkëve dhe të afërmeve të tyre u është ndaluar udhëtimi në Shtetet e Bashkuara. Por ekspertët nuk janë të sigurt se çfarë ndikimi kanë aleatët oligarkë të Putinit mbi të, ndërkohë që rrethi i këshilltarëve më të besuar të presidentit rus thuhet se vazhdon të zvogëlohet./VOA

Të fundit

Efekti Dunning-Kruger: Pse ndonjëherë njerëzit me pak njohuri mendojnë se dinë më shumë?

A keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz që duket se dinë shumë pak për një temë të caktuar, janë...

Përgatituni për një muaj pasionant, shenjat e Horoskopit që bien në dashuri në tetor

Ditët po shkurtohen dhe temperaturat po bien, por tetori e mbush ajrin me një aromë romantike të mundësisë, duke premtuar një sezon magjik për...

Sarandë/ U godit me shishe në kokë nga fqinji, ndërron jetë 65-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gashtë, Bashkia Sarandë. Sarandë / Informacion paraprak Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për...

I frikësoheni burgut? Noka: Ma ndjen mua për minjtë e Rilindjes!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në Neës24 u shpreh se Rilindja po bën gjithçka për të asgjësuar opozitën. I pyetur...

Surprizat e motit për javën e ardhshme, ja si do të jenë temperaturat

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si një javë “normale” në stinën e vjeshtës...

Lajme të tjera

Web TV