“Na keni përdorur”/ Ushtarët rus Putinit: Shoku President, ju po gënjeni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 ushtarë rus kanë ngritur akuza ndaj Vladimir Putinit dhe Rusisë duke thënë se janë përdorur “si mish për top”, në pushtimi ne Ukrainës.

Në një konferencë për shtyp të transmetuar në TV ukrainas, pesë ushtarë me fytyrë fëminore, thanë se mbrojtësit ukrainas e thyen kolonën e tyre “në hi” pasi mbetën vetëm pa ushqim dhe pa karburant për pesë ditë. Ata deklaruan se Putini i ka mashtruar për t’I dërguar në një luftë të pafitueshme.

“Ne duam të ndalojmë, duam t’i themi të vërtetën gjithë botës. Fëmijët po vdesin për asgjë,” Putini është gënjeshtar. Unë dua të shkoj në shtëpi, nuk dua të jem këtu, më vjen turp! Më falni.”- deklaroi njëri prej tyre.

“Ne jemi mish për topat, po vritemi nga avionët dhe artileria duke bombarduar qytete paqësore,” tha një ushtar tjetër.

“Shoku president i Rusisë, ju po gënjeni – me dëshirën tuaj ju kryeni krime të tilla këtu. Putin… e ke gabim, je fajtor. Unë kërkoj t’i jepet fund gjithë kësaj. Ju lutemi jepni urdhër të gjithë ushtarakëve të kthehen në shtëpi. Mendova se qeveria ishte e arsyeshme, por na hodhën si mish për top. Ky është faji i komandës kryesore.”- theksuan ata.

5 ushtarët rusë u kapën nga trupat ukrainase pasi avionët e tyre luftarakë u rrëzuan javën e kaluar.

Ata u lejuan më pas të flisnin me gazetarët në Agjencinë e Lajmeve të Ukrainës “Interfax”, dhe të kërkonin falje për veprimet e vendit të tyre.

Një nga ushtarët, Galkin Sergey Alekseevich, tha: “Unë kërkoj falje për veten time, për skuadrën time në çdo shtëpi në çdo rrugë për çdo qytetar të Ukrainës, për të moshuarit, për gratë, për fëmijët për pushtimin tonë në këto toka. Kërkoj ndjesë të rëndë për pushtimin tonë të pabesë. Për gjeneralin e njësive tona ushtarake do të doja t’i them një gjë – se ata kanë vepruar si frikacakë, se kanë vepruar tradhtisht ndaj nesh.”

Të fundit

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës së tij në premierën “Tirana...

Rritje rroge nga 1 Korriku 2024, ja kategoritë që përfitojnë

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Lajme të tjera

Web TV