“Ndoshta jam unë gabim”/ Rama merr vendimin, heq dorë nga replikat me qytetarët në rrjetet sociale!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga sot e tutje nuk do të replikojë më në rrjete sociale në komentues të ndryshëm që e akuzojnë apo e kritikojnë. Ky vendim ka ardhur sipas Ramës për shkak të një keqkuptimi të madh, i cili ka sqaruar se këto komente të tij janë parë si arrogancë, tallje, mungesë respekti, por thekson se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Rama thotë se deri më tani ka menduar se komunikimi virtual me qytetarët një mënyrë për të dëgjuar zërin e qytetarëve, por është tërhequr, pasi sipas tij, qëllimi i vërtetë nuk është përthithur nga qytetarët ashtu si ka qenë në të vërtetë.

“Ndoshta jam unë gabim kur mendoj se hyrja në debat me komentues që flasin pa fakte, që shajnë e përqeshin informacionet reale, që shfryjnë mllefe e inate politike, vlen për të gjithë ndjekësit e kësaj faqeje. Prandaj edhe reagoj!

Për mua është respekt ndaj njerëzve të zakonshëm që t’i kushtoj kohë dhe energji opinioneve të kujtdoqoftë këtu, duke shfrytëzuar mundësinë e këtij rrjeti social dhe duke i kushtuar individëve të panjohur e pa asnjë status publik, një vëmendje shumë më të madhe se sa politikanëve apo opinionistëve që e kanë për zanat sharjen, fabrikimin e “fakteve”, shfryrjen e mllefeve. Po mbase jam unë gabim, përderisa disa këtu e shohin këtë përfshirje timen të drejtëpërdrejtë nëpër komente, si arrogancë, si karshillëk, si tallje e ku di unë çfarë tjetër. Për mua është krejt e kundërta, sepse një kryetar qeverie që nuk pyet për popullin, nuk respekton njerëzit apo aq më keq, tallet me opinionet e tyre, as nuk e merr kurrë mundimin të japë e të marrë me ta si i barabartë, siç bëj unë këtu prej kaq kohësh. Po ja që kjo përpjekje e imja ndeshet në një keqkuptim të madh nga ata që duan ta thonë atë që mendojnë, po nuk duan ta dëgjojnë të kundërtën nga unë, siç e dëgjoj unë prej tyre.

Lexo edhe :  Statuti i ri/ Meta përjashton bashkëshorten nga partia

Sot është mëse normale që të jemi të gjithë nën stresin e shtuar prej goditjes së luftës në Ukrainë mbi çmimet! Por është anormale ta mohojmë këtë fakt që e di tërë bota e prekur po njësoj, duke i kërkuar shkaqet e kësaj rritjeje kudo ku ato nuk janë. Po mbase jam unë krejt gabim që këmbëngul fort për të bindur me replika edhe ata që nuk duan të binden. Prandaj, shkurt fjala, duke u kërkuar ndjesë të tërë atyre që e kanë keqkuptuar ndërhyrjen time nëpër komente si mungesë respekti, ju informoj të gjithëve se nuk do të ndërhyj më.

Që nga dita e parë në këtë detyrë kam bërë më të mirën time dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit në këtë detyrë. Më të mirën kam menduar edhe kur jam angazhuar drejtëpërdrejtë me komentuesit e kësaj faqeje, duke shfrytëzuar çdo kohë lëvizjeje me makinë apo në orë pushimi për të hyrë këtu e bashkëbiseduar. Kam pranuar edhe sfidën e sharjeve, mallkimeve, përqeshjeve e akuzave nga më absurdet, vetëm e vetëm në respekt të të gjithë atyre që hyjnë, lexojnë e komentojnë këtu. Hallall të gjitha, për mua jeni të tërë shqiptarë, njerëz, pjesëtarë të së njëjtës familje të madhe pavarësisht bindjeve e dasive. Unë jam ky që jam, njëri nga ju, njësoj si ju, me bindjet e me të metat e mia.

Kam bërë e do të bëj çmos deri në fund t’ju mbroj nga fatkeqësitë natyrore, sic kam bërë e do të bëj deri në fund çmos për ta ngjitur këtë vend aty ku e meriton. Këtu jam dhe patjetër do të vazhdoj t’i ndjek komentet tuaja, por në heshtje, sepse shqetësimet tuaja janë ushqimi im me energji për të luftuar çdo ditë për ju. Përshëndetje të tërëve, sidomos atyre me të cilët kemi këmbyer replika dhe doni s’doni, në fund të fundit ju dua shumë që të gjithëve”, shkruan Rama.

Të fundit

Ndalimi i autobusëve të Kosovës në Serbi/ BE: U shkel marrëveshja për lëvizjen e lirë

Bashkimi Evropian është i informuar për rastin e ndaljes së udhëtarëve dhe autobusëve nga Kosova nga autoritetet e Serbisë...

Mblidhet sot Kuvendi, Nasip Naço interpelancë me ministrin Peleshi

Mblidhet sot Kuvendi. Në seancën e sotme plenare, si pikë e parë e rëndit të ditës është interpelanca me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi,...

Reagojnë diplomatët/ Akuzat ndaj SPAK, ambasadatat kundër Metës

Ambasadat kryesore të akredituara në Tiranë kanë reaguar dje mbi sulmin që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë ndaj kreut të...

Meta nuk ndalet, fyen dhe kërcënon kreun e SPAK-ut

Kreu i Partisë së Lirisë në ditën e dytë radhazi nuk i ka ndalur fyerjet dhe epitetet ndaj kreut të SPAK-ut Altin Dumani. Ai...

Ndryshimet/ Zbardhen 7 propozimet e Rithemelimit për Kodin Zgjedhor  

Bashkëkryetari në Komisionin për refomën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, prezantoi dje platformën për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku ndër shtatë pikat ishte edhe vota me...

Lajme të tjera

Web TV