Përplasjet me mbështetësit e Berishës, Alibeaj: Debatet e brendshme të mos i sjellim në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta. Deputetët e grupit të Rithemelimit kërkuan ndryshimin e rendit të ditës, pais sipas tyre duhet të jetë e para interpelanca e kërkuar prej tyre me kryeministrin Edi Rama dhe jo mocioni i debatit me qeverinë i kërkuar nga Partia Demokratike.

Lidhur me këtë situatë, kreu i grupit të PD, Enkelejd Alibeaj u bëri thirrje, siç tha ai kolegëve që të mos përfshijnë në Kuvend debatet e brendshme të partisë. Po ashtu i kërkoi nën kryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj që të mos provokojë.

“Nuk duhet të provokoni debate në natyrës së brendshme. Për gjithë qytetarët dhe kolegët që kanë respektin tim maksimal, familja jonë ka rregullat e veta, ka kontributin e vete gjithsecili. Edhe deputetëve miq të mi, kolegë të mi që çështje të brendshme të mund t’i nxjerrim. Në mbledhjet e grupit ku të gjithë së bashku jemi kemi të gjitha mundësitë për të bërë kërkesat.

E megjithëkëtë sipas procedurës sekretari i grupit u ka dhënë mundësinë të gjithë deputetëve që të flasin. Një kërkesë për këdo në një familje serioze në respekt të njëri tjetrit që primare është që ky parlament ka synimin kryesor mbrojtjet dhe të jetë protektor i interesave të qytetarëve. Të mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë me të gjithë mundësitë. Ky është synimi që kemi ne. Kjo nuk ishte për ju, por për ju meqë jeni ulur aty mos krijoni asnjë lloj provokimi për të krijuar skenarë të tilla. S’keni të drejtë të gajaseni me këto skena”, tha Alibeaj.

Të fundit

“Fuqizimi i grave”/ Meta: Gratë në PL do shpërthejnë. Çantat e shtrenjta dhe takat…

Partia e Lirisë po mban tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të...

Protesta e dhunshme para bashkisë Tiranë, tre të arrestuar

Policia e Tiranës ka vë në pranga tre persona pas protestës se dhunshme, që u mbajt një ditë më parë pranë bashkisë së Tiranës. Ata...

Faturat e papaguara të energjisë elektrike, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve...

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Lajme të tjera

Web TV