Sherr masiv te Liqeni Artificial se iu gërvishtën makinat, shoqërohen 8 të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr masiv është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e liqenit, ku të përfshirë kanë qenë 8 të rinj.

Ngjarja ka ndodhur në një parkim, ku 2 makina janë gërvishtur, në rrethana të paqarta, por kjo ka shërbyer si shkak për sherrin, ku mbetën të plagosur 2 persona, për fat të mirë me lëndime të lehta.

Në vendngjarje kanë qenë edhe uniforma blu të cilët kanë ndërhyrë për të shuar sherrin dhe më pas i kanë shoqëruar edhe të gjithë në Komisariat.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ju sqarojmë se: Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.

Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat. Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton Policia.

Të fundit

Rusia nuk dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

Studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) theksohet se Rusia nuk e...

Elon Musk padit kompaninë OpenAI për tradhti të interesave të publikut

Elon Musk paditi kompaninë OpenAI dhe themeluesin e saj, drejtorin ekzekutiv Sam Altman, për atë që e quan tradhtim të qëllimit për t’i shërbyer...

Jepet pa kolateral/ Nisin aplikimet për kredinë studentore

Jepet pa kolateral, studentët e shlyejnë pas studimeve Studentët në Shqipëri për herë të parë këtë vit kanë mundësi të marrin kredi dhe ta shlyejnë...

Nga Kina tek vendet e rajonit, vrasja e 112 palestinezëve në Gaza nxit reagime të ashpra

Vdekja e të paktën 112 palestinezëve që po kërkonin ndihma humanitare në qytetin e Gazës nxiti reagime të shumta ndërkombëtare, një ditë pasi dëshmitarët...

Dy konkurrentët e ‘Për’ Puthen’ bëjnë të njëjtin tatto në takimin e parë

Një banore e re është bërë pjesë së fundmi në formatin ‘Për’ Puthen’. Bëhet fjalë për Erikën, e cila që në momentin e parë...

Lajme të tjera

Web TV