“Dua t’i hekuros rrobat e të gatuaj për të”/ 1 vit nga vdekja e Arjan Salës, e shoqja ende e pret…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vit më parë flakët e zjarrit do të shuanin përgjithmonë jetën e 32-vjeçarit Arjan Sala.

I riu u sakrifikua për të shpëtuar jetën e kolegëve të tij pas zjarrit që përfshiu një magazinë pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë, por e shoqja Merita e pret ende.

Në një intervistë e veja e Salës tregon se të gjithë mirësinë që e karakterizonte atë si njeri, si bashkëshort dhe baba në nëntë vite njohje që kishin bashkë. Në moshën 25 vjeçare, përtej humbjes së të shoqit, Merita do të rrisë e vetme djalin 4-vjeçar.

“Unë ende pres, pres që të vijë e të trokasë në derë, të futet sërish mes nesh, të kthehet tek unë. Që t’i hekuros rrobat e të gatuaj për të.

Unë dal tek dera në të njëjtën orë dhe pres që ai të shfaqet, njësoj ai atëherë kur kthehej nga puna….”- tregon me lot në sy e shoqja.

Një vit më parë, saktësisht më 27 Mars 2021 u gjet trupi i pajetë i Arjan Salës, pas tri ditësh kërkimi intensive në magazinën që u përfshi nga zjarri.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë fiksuan Arjanin teksa vraponte të futej në zonën e rrezikut për të shuar flakët dhe për të nxjerrë punonjësit e tjerë. Sot Arjan Sala, është hero!

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV