“Nuk kishim dijeni për të shkuarën e tij kriminale”, zbardhet dëshmia e mjekëve që mjekuan Dumanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet dëshmia e dy mjekëve dhe infermierit të arrestuar nga policia pasi i dhanë ndihmë mjekësore Nuredin Dumanit dhe nuk njoftuan policinë.

Mjekët nga Fieri kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për të shkuarën e tij kriminale dhe se kanë bërë detyrën e tyre, bazuar dhe në betimin e Hipokratit.

“Kemi shkuar te banesa e personit të plagosur të shoqëruar nga një i njohur. Nuk kishim dijeni për të shkuarën e tij kriminale. Kemi bërë detyrën si mjekë për t’i ofruar ndihmën paraprake të shpejtë një njeriu. Kjo bazuar edhe në betimin e Hipokratit si profesionistë dhe në çfarëdo lloj situate që të ndodhemi nuk mund t’i mohojmë kujdesin shëndetësor askujt”, kanë thënë ata gjatë dhënies së dëshmisë në polici.

Tre mjekët dhe 20-vjeçarja nga Kosova, e dashura e Dumanit do dalin nesër para trupit gjykues në Elbasan ku do t’u komunikohet masa e sigurisë. Ndërsa Dumanit do t’i komunikohet masa e sigurisë në spital.

Të fundit

Asnjë e shtënë arme, asnjë i plagosur, rusët i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

Një moment historik është shënuar në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë...

Kukullat Labubu “pushtojnë” edhe Bebe Rexhën, fansat në panik

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i është bashkuar njërit prej trendeve më të përhapura në rrjetet sociale kohët e fundit,...

1976 – Lojërat Olimpike në Montreal nën hijen e bojkotit afrikan

Më 17 korrik 1976, u hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike Verore në Montreal, Kanada, në një atmosferë të trazuar nga tensionet politike ndërkombëtare. Ajo që...

Zjarr i madh pranë “Zonës 51” në Nevada, shpërthejnë teoritë konspirative

Një zjarr i madh ka shpërthyer pranë bazës ushtarake të njohur si Zonja 51 në Nevada, duke shkaktuar spekulime të shumta nga adhuruesit e...

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit politik mbi të cilin është...

Lajme të tjera

Web TV