Shqiptarët bojkotojnë Vuçiçin, kutitë e Luginës bosh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numër i vogël i shqiptarëve ushtruan të drejtën e tyre të votës në Serbi gjatë së dielës. Megjithatë ata që votuan thonë që po zhvillojnë luftë me asimilimin.

Nga listat e votuesve janë larguar rreth 6 mijë shqiptarë për shkak të pasivizimit të vendbanimit. Në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të Serbisë, shqiptarët bojkotuan këto të fundit. Ata nuk morën fletëvotimin për president. Kjo për shkak se sipas tyre kreu i shtetit nuk i përfaqëson ata.

Nëpër qendrat e votimit në Preshevë e në Bujanovc, komuna këto të banuara me shumicë shqiptare u pa një numër i vogël i qytetarëve tek votonin, rreth 20 përqind e atyre të regjistruar. Derisa, u tha se pasivizimi i vendbanimeve të tyre po ndikon që të ketë më pak votues e u ftuan të votojnë masivisht.

Shqiptarët që jetojnë në Serbi garuan me dy lista në zgjedhjet parlamentare, atë të Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar me në krye Shaip Kamberin dhe Alternativën e Shqipërim Arifit. Lista e Kamberit bojktoi votimin për president, ndërkohë që Arifi votoi edhe në zgjedhjet presidenciale.

Shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk e ushtruan të drejtën e votës, serbët e Kosovës u organizuan e me autobus udhëtuan për më serbi për të votuar në zgjedhjet parlamentare e presidenciale. /Express

Të fundit

Ndyshimet që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni xhenxhefil për një muaj

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në...

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në BBV! Ngjarja që tronditi banorët

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka tronditur ditën e sotme shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje...

Pse të gjithëve u pëlqejnë thashethemet?

Fundi i dashurisë mes Tottit dhe Ilary Blasi është vetëm shembulli i fundit i mrekullueshëm. Edhe dy njoftime për shtyp (një, padyshim) trumbetuan kudo për...

“Ke rënë brenda ore kafshë”, Silvi-Romeos: S’po bëj lojë, më pëlqen Erjola

Gjatë një bisede në BBV3 Romeo ngacmon Silvin për Erjolën. Ai dhe Julia e pyesin nëse vërtet ka pëlqim për të apo thjesht e...

Trump shënon sërish fitore, nuk ndal sulmet për kundërshtarin e mundshëm Joe Biden

Donald Trump fitoi një sërë garash presidenciale republikane të shtunën, duke iu afruar më shumë faktit i të qënit kandidati i partisë në zgjedhjet...

Lajme të tjera

Web TV