Presidenti i SHBA, Joe Biden gjatë një interviste i pyetur për masakrën në Bucha e riquajti Vladimir Putin një “kriminel lufte”.
Edhe pse kritikat kanë qenë të shumta lidhur me deklaratën ndaj Putin, ai nuk hezitoi ta bënte sërish.
“Ju e kujtoni që u kritikova që e quajta Putinin kriminel lufte. Epo, e vërteta e çështjes, e patë se çfarë ndodhi në Bucha, kjo e garanton atë… Ai është një kriminel lufte.”, tha ai.
“Ne duhet të mbledhim informacionin… duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën dhe duhet të marrim të gjitha detajet në mënyrë që ky të mund të ketë një gjyq për krimet e luftës. Ky djalë është brutal. Ajo që ka ndodhur në Bucha është e egër dhe të gjithë e kanë parë. Mendoj se është një krim lufte. Ai duhet të mbajë përgjegjësi”, tha ai.
Gjatë intervistës ai shtoi se SHBA do të shtojë sanksionet ndaj Rusisë.