Marrëdhënia e mbretit Zog me Ceno Bej Kryeziun, gazetari zbulon dokumentet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Gazetari dhe studiuesi Armand Plaka ka sjellë edhe një herë në vëmendje vrasjen e Ceno Bej Kryeziut në Pragë dhe vrasjen e atentatorit të këtij të fundit, Alqiviadh Bebi.
Plaka ka sjellë disa dokumente ku shpjegohet marrëdhënia e familjes Kryeziu me mbretin Zog.
Statusi i plotë 
“Një nga ngjarjet që tronditi në atë kohë opinionin publik në vend e madje jo pak edhe atë europian, ishte dhe vrasja e Ceno Beg Kryeziut në Pragë, në vitin 1928 e po aq edhe vrasja e atentatorit të tij, Alqiviadh Bebi nga adjutanti i Ceno Beut, Zija Viçiterna.
Për të qysh prej asaj kohe janë shkruar jo pak detaje e artikuj, për të shpjegur në fakt jo rrethanat e vrasjes, sepse ato u bënë në mjedis të hapur e në sy të publikut e të dëshmitarëve, se sa për të zbuluar arsyet e fshehura e të supozuara të saj.
Në këtë kuadër, sidomos shtypi i vendeve të Europës qendrore ( Çekosllovaki, Austri, Hungari, por edhe Jugosllavi e Itali) duket se ishte tejet aktiv dhe i interesuar duke sjellë shumë herët raportime dhe detaje rreth saj.
Kështu, një buletin i Agjensisë Hungareze të Lajmeve, MTI, në gjuhën hungareze e atë gjermane, sillte më 1 dhjetor 1928, menjëherë pas vrasjes së studentit shqiptar A.B. në sallën e gjyqit në Pragë, raportin e mëposhtëm:
Pragë, 1 dhjetor. Nga marrja në pyetje e policisë që ka përfunduar sot me Zija Vuçiternën dhe vëllain e të dërguarit të vrarë shqiptar, Gani Beg, na shfaqet si më poshtë sfondi politik i veprës së përgjakshme: Familja shqiptare Kryeziu, së cilës i përkasin Cena dhe Gani Beg, i ka qëndruar gjithmonë në krah të Mbretit aktual të Shqipërisë.
Konflikti që ekziston aktualisht mes familjes Kryeziu dhe mbretit shqiptar, e ka zanafillën për arsye thjesht personale. Ahmed Zogu thuhet se është sjellë me shumë mendjemadhësi ndaj Cenës dhe të afërmve të tij, pasi u bë sundimtar i Shqipërisë.
Ambasadori i vrarë Cena i kishte bërë shërbime të mëdha çlirimit të Shqipërisë dhe kishte fituar një emër të madh në atdheun e tij, veçanërisht me dëbimin e Fan Nolit.
Ai ishte mjaft diplomat për të mos bërë të ekzistonin armiqësi të hapura mes tij dhe Ahmed Zogut. Nga ana tjetër, Gani Beg, i cili cilësohet si shumë sedërli, thuhet se është ndjerë i ofenduar që Ahmed Zogu e ka injoruar tërësisht familjen Kryeziu gjatë krijimit të mbretërisë së re.
Që atëherë, ai është larguar nga Shqipëria dhe është tërhequr në pronat e tij në Jugosllavi. Një vëlla i tretë, Saidi, aktualisht ndodhet në Beograd ku po ndjek gjimnazin.”

Të fundit

Opozita nesër protestë për dosjen 5D/ Bardhi thirrje qytetarëve: Bashkohuni

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e...

Thellohen përçarjet mes Metës dhe Kryemadhit/ “Më ka sulmuar”

Thellohen përçarjet mes Metës dhe Kryemadhit. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi është shprehur se Meta e ka sulmuar si politikane. Më tej ka sulmuar dhe...

‘Lajthitje politike’/ Açka ‘diagnostikon’ Metën: Iliri nuk ēshtë çështje fiqiri…

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Flutura Açka shkruan se çështja e Ilir Metës dhe e sulmeve të tij ndaj kreu të Prokurorisë së...

Erjola rrëfen dhunën e tmerrshme nga partneri: E gjeta veten në dyert e spitalit

E teksa në shtëpinë e “BBVIP” po diskutohej tema e dhunës ndaj grave, moderatorja Erjola Doçi ka rrëfyer historinë e saj të trishtë. Me lot...

Rikja tregon se kush do të marrë çmimin e madh të BBV3

E ftuar në Wake Up”, ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të...

Lajme të tjera

Web TV