I kujtojnë Tahirin në burg, Rama: Ëndrra juaj është që të isha unë atje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për “Opinion”, Rama ka deklaruar se ndryshimi mes periudhës kur qeveriste Sali Berisha dhe kohëve që jetojmë është edhe fakti se drejtësia ka marrë sot si të akuzuar apo edhe të dënuar ish-ministra të tij. Rama tha se koha kur prokurorja e përgjithshme merrej peng nuk ekziston më por jemi në një moment shumë më të mirë shtetformimi.

“Gjithçka ka ndodhur falë reformës në drejtësi që e kemi zgjedhur ne, për të cilën ka qenë kundër partia demokratike dhe ish-ministri i saj ‘non grata’. Ku merreshin peng prokurorja e përgjithshme, merreshin peng prokurorët dhe nuk zbatoheshin vendimet e institucioneve ligjzbatuese. Pra, ishim në kushtet e një bande. Tani jemi në kohën e shtetformimit”, tha Rama.

Ndërkohë kur gazetari i kujton ish-ministrin Saimir Tahiri, Rama shprehet kështu:

Gazetari: A e dini që ministri juaj i brendshëm është në burg për kanabizim?

Rama: Po e di. Në të vërtetë ti mendon se atij i është rënë në qafë plotësisht, por nuk je këtu për ta thënë

Gazetari: Sepse duhet të ishte dikush tjetër në vend të tij

Rama: Duhet të isha unë

Gazetari: Këtë e the vetë

Rama: Ëndrra juaj është që të jem unë atje, sepse është e vetmja mënyrë sesi ju mund të ëndërroni që të vini prapë, por nuk do vini.

Të fundit

Nënën mund ta zëvendësojë edhe ujkonja, po shoqërinë nuk e zëvendëson dot kush

Nga Çapajev Gjokutaj  Mirë e kishe shkruar statusin e sotëm – më tha arkëtarja e marketit, juriste në profesion –...

“Fuqizimi i grave”/ Meta: Gratë në PL do shpërthejnë. Çantat e shtrenjta dhe takat…

Partia e Lirisë po mban tryezën me temë “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për...

Protesta e dhunshme para bashkisë Tiranë, tre të arrestuar

Policia e Tiranës ka vë në pranga tre persona pas protestës se dhunshme, që u mbajt një ditë më parë pranë bashkisë së Tiranës. Ata...

Faturat e papaguara të energjisë elektrike, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë. Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve...

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të...

Lajme të tjera

Web TV