Sulmet e Berishës ndaj ambasadores, DASH: Të tronditur, Yuri Kim është përfaqësuesja e Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Departamentin e Shtetit në SHBA janë të tronditur për sulmet e paprecedenta ndaj ambasadores Yuri Kim nga ana e Sali Berishës dhe deputetëve që e mbështesin atë. Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit, njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar ashpër në një prononcim dhënë për Top Channel.

Escobar deklaron se Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Biden.

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptar. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

Për të disatën herë radhazi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe sot, i kanë shuar çdo shpresë Sali Berishës se mund t’i hiqet ‘Non Grata’, e aq më tepër t’i kërkojnë falje!

“Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit ‘NonGrata’ për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosur, i fortë dhe i pandryshuar”, ka nënvizuar Escobar në përgjigjen për Top Channel.

Kujtojmë se njohja e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Komanduar i Partisë Demokratike nga SHBA-ja dhe jo Komisionit të Rithemelimit, nuk është “kapërdirë” lehtë nga Sali Berisha, i cili ka shfrytëzuar menjëherë daljen e parë në media, për të hedhur baltë mbi ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Dje Berisha tha se askush përveç anëtarëve të partisë nuk ka tjetër tagër të caktojë kryetarin e PD, duke iu referuar diplomates amerikane si guvernatore.

Lexo edhe :  Ishin kundra lidhjes së tyre, babai dhe xhaxhai dhunojnë barbarisht të dashurin e vajzës

Një ditë më parë i është shprehur se diplomatja amerikane i ka kërkuar që të heqë dora nga gara për kryetarin e PD-së dhe në këmbim i ka siguruar largimin e Lulzim Bashës. Këtë thotë se nuk e ka bërë personalisht, por i ka dërguar dikë në zyrë, teksa sipas tij e ka refuzuar kategorikisht këtë propozim.

Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli ‘non grata’ Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundër “birit të tij politik”, Lulzim Basha i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.

Të fundit

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake Ukrainës?

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të...

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur me një ceremoni të veçantë...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Lajme të tjera

Web TV