Gjiknuri: 2030 duhet të jetë një “target” që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaron se 2030 duhet të jetë edhe një target që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Europës. Duke folur në Konferencën me temë “Forumi Ballkani Perëndimor 2030”, Gjiknuri nënvizoi se BE duhet të fillojë negociatat për t’i dhënë perspektivën e duhur vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“E ardhmja e këtij rajoni është në Europë. Atëherë le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të bindur politikbërësit e Europës. Nëse i lini gjërat të pazgjidhura, nëse i lini gjërat për të ardhmen, atëherë e shkuara do të na ndjekë nga pas. Besoj se është moment i duhur që çdo politikan të kuptojë që stabiliteti i Europës për të ardhmen ka të bëjë me përfshirjen e Ballkanit si një prioritet kyç. Ne duhet të veprojmë tani, nuk duhet të presim më shumë. Le të fillojnë negociatat dhe le t’i japim perspektivën e duhur Ballkanit Perëndimor. 2030 besoj është thjesht një shifër, një numër, por besoj duhet të jetë dhe një target që Ballkani Perëndimor te jëte pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi ai.

 

Të fundit

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për...

Simptomat alarmante të Ishemisë, hapat si ta parandaloni

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për...

Kërcënon Putin: Do t’i godasim avionët F-16 nëse përdoren nga vendet e treta

Rusia nuk ka plane për asnjë vend të NATO-s dhe nuk do të sulmojë Poloninë, shtetet baltike apo Republikën Çeke, por nëse Perëndimi furnizon...

“I shtyrë deri në kufi”: ishulli i vogël grek në pamjet e kontrabandistëve të njerëzve

Frika për një rrugë të re migrimi rritet pasi më shumë se 800 njerëz zbarkojnë në Gavdos, popullsi më pak se 70, brenda pak...

Fatkeqësitë natyrore dhe korrupsioni i monitoruar edhe nga shoqëria civile

Nga Eduart Gjokutaj   Korrupsioni në rastet e fatkeqësive natyrore është një problem shqetësues që po ndihet në drejtim të rëndimit të buxhetit të shtetit nga...

Lajme të tjera

Web TV