Shuplaka në Oscars/ Akademia merr vendimin për komedianin Will Smith

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komediani Will Smith është përjashtuar nga Oscars për 10 vjet për goditjen me shuplakë ndaj Chris Rock , por do të lejohet të mbajë çmimin e tij për aktorin më të mirë.
Në një deklaratë, Akademia kritikoi Smiths sjelljen sitë papranueshme.
“Bordi i Guvernatorëve ka vendosur, që për një periudhë 10 vjeçare, nga 8 Prilli 2022, zoti Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë personalisht ose virtualisht në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë.”- thuhet ne njoftimin e Akdemisë.

Deklarata e plotë e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit:

Çmimet e 94-ta Oscar ishin menduar të ishin një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar; megjithatë, ato momente u lanë në hije nga sjellja e papranueshme dhe e dëmshme që pamë z. Smith të ekspozonte në skenë.

Gjatë transmetimit tonë televiziv, ne nuk e trajtuam siç duhet situatën në seknë. Për këtë na vjen keq. Kjo ishte një mundësi për ne që të jepnim një shembull për mysafirët tanë, shikuesit dhe familjen tonë të Akademisë në mbarë botën, dhe ne dështuam – të papërgatitur për situatën e paprecedentë.

 

 

Sot, Bordi i Guvernatorëve thirri një takim për të diskutuar se si t’i përgjigjet më mirë veprimeve të Ëill Smith në Oscar, përveç pranimit të dorëheqjes së tij. Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, Z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë.

Ne duam të shprehim mirënjohjen tonë të thellë për z. Rock për ruajtjen e qetësisë së tij në rrethana të jashtëzakonshme. Ne duam gjithashtu të falënderojmë mikpritësit, të nominuarit, prezantuesit dhe fituesit për vendosmërinë dhe hirin e tyre gjatë transmetimit tonë televiziv.

Ky veprim që ne po ndërmarrim sot në përgjigje të sjelljes së Ëill Smith është një hap drejt një qëllimi më të madh për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve tanë dhe rikthimin e besimit te Akademia. Ne gjithashtu shpresojmë se kjo mund të fillojë një kohë shërimi dhe restaurimi për të gjithë të përfshirët dhe të prekurit.

 

Të fundit

Berisha: Ilir Vrenozi u bë stari i fushatës sonë! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës

Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi. Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi...

U godit me shuplakë nga Jozi, vjen reagimi i parë nga Gjesti

Mbrëmjen e djeshme, pas daljes nga “Big Brother”, Gjesti është pyetur për dhunën e shkaktuar nga Jozi ndaj tij. Fituesi i “Big Brother Vip Albania...

“Sot firmosim marrëveshje’/ Rama: Hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. “Sot firmosim një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të mëdha...

Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr sërish në mbrojtje

Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se...

Takimi në Selanik/ Berisha: Qëndrimi i shqiptarëve më 11 maj vendimtar për të ardhmen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e mbajtur me shqiptarët në Selanik. Berisha tha se qëndrimi i shqiptarëve...

Lajme të tjera

Web TV