Akademia e përjashtoi për 10 vite, reagon për herë të parë Will Smith

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur Will Smith e ka pranuar vendimin e Akademisë së Filmave për përjashtimin nga çmimet “Oscar” për 10 vite. “E pranoj dhe e respektoj vendimin e Akademisë”, tha aktori në një deklaratë për Fox News.

Dje Akademia njoftoi se aktorit iu ndalua të merrte pjesë në “Oscars” apo ndonjë ngjarje tjetër të Akademisë për 10 vjet pas shuplakës ndaj Chris Rock, pasi ky i fundit bëri shaka me sëmundjen e gruas të Smith.

“Edicioni i 94-të i Oscars duhej të ishte një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar, megjithatë ato momente nuk u panë për shkak të sjelljes së papranueshme dhe të dëmshme që zoti Smith bëri në skenë. Sot, Bordi i Guvernatorëve mbajti një mbledhje për të diskutuar se si t’i përgjigjemi më mirë veprimeve të Will Smith në Oscar, përveç pranimit të dorëheqjes së tij. Bordi ka vendosur, për një periudhë 10-vjeçare nga 8 prilli 2022, Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë”, tha Bordi në një deklaratë.

Të fundit

Mesila Doda sqaron postimin pas kritikave/ Më shtrembëruan fjalët! Nënkuptova që…

Kandidatja e PD për deputete në qarkun e Tiranës, Mesila Doda i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrje...

Dështon për herë të shtatë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas për tentimit të shtatë radhazi, pasi kandidatja e partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje nuk...

Java Botërore e Vaksinimit/ Mjekja: Vaksinohuni duke besuar, ato shpëtojnë jetë njerëzish

Nga 24-30 prill shënohet Java Botërore e Imunizimit, e cila si çdo vit zhvillohet me qëllim për promovimin e vaksinimit dhe rëndësinq që ka. Përmes...

Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Dash Shehi thirrje administratës amerikane

Dashamir Shehi nga koalicioni Djathtas për Zhvillim i bën thirrje administratës amerikane për ndalimin e  lobimeve në vendet e varfëra dhe të vogla sikurse...

Mashtrimi me Call Center/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive...

Lajme të tjera

Web TV