Shqiptari i dënuar për shfrytëzim prostitucioni, Kristjan (Aurel) Spahi ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit këtë të diel.
46-vjeçari banues në Korçë ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim.
“Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, është bërë e mundur kapja e dy personave të shpallur në kërkim. Nga shërbimet e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, falë shkëmbimit të informacionit me strukturat e DVP Korçë, është kapur shtetasi Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim. Ky shtetas i ka kaluar strukturave të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.