“Non grata” të tjerë, si analisti Lorenc Vangjeli paralajmëroi goditjen e radhës nga SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur sot “non grata”, ish-deputetin e Partisë Socialiste Aqif Rakipi, si dhe biznesmenin Ylli Ndroqi.

Po ashtu në listën e të sanksionuarëve nga Departamenti i Thesarit janë edhe figura të njohura në Ballkan, si ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijalkov.

Sakaq, goditja e radhës e SHBA-së u paralajmërua pak ditë më parë në studion e “Log.” në ABC. Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se brenda dy javëve mund të ketë persona të tjerë të shpallur “non grata”, të cilët s’do të mund të kalojnë përtej oqeanit.

“Në harkun e një ose 2 javëve mund të kemi persona të tjerë non grata”, tha Vangjeli.

Kujtojmë se në maj të vitit të kaluar SHBA shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, me akuzën e korrupsionit dhe minimit të demokracisë./abc

Të fundit

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Lajme të tjera

Web TV