Një dado në Florida ra në prangat e policisë pasi futi një fëmijë 4 vjeçar brenda makinerisë që than rrobat. 35-vjeçarja, Amber Chapman u arrestua pasi fëmija u rrotullua brenda makinerisë. Djali pësoi dëmtime rreth syve, veshëve, shpatullave dhe pjesës së shpinës kur u transportua në repartin e urgjencës.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Shkurt. Policia nisi një hetim dhe doli në përfundimin se 35-vjeçarja e futi 4-vjeçarin në tharëse me disa peshqir dhe e vuri në punë. Siç tha vogëlushi, ai nisi të rrotullohej kur 35-vjeçarja e ndaloi makinën, hapi derën dhe e mbylli sërish për të vazhduar funksionimin, sipas New York Post.
Në fundjavë, Amber Chapman u arrestua dhe u lirua e një garanci prej 15,000 dollarësh. Ajo përballet me një akuzë të shkallës së parë për abuzim të rëndë të fëmijëve.