Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Merushe Hazizit nga vjehrri i saj, i cili më pas vrau veten, duke u varur në një pemë. Gazetari Ervis Kuçi në një lidhje live për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, tha se dje mes nuses dhe autorit, Xhevair Hoxhës ka pasur konfrontim fizik të ashpër.
Sipas tij, banorët e lagjes kanë dëgjuar britma dhe ulërima, por nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar konfiktin që çoi në një vrasje të dyfishtë.
Po ashtu ata u shprehën për Kuçin se çifti duhej, ndaj edhe kishin vendosur që të ndaheshin nga partnerët e tyre respektiv, duke u lidhur së bashku. Por dashuria e tyre duket se hasi pengesa të forta nga familja e Fajtonit, bashkëjetuesit të viktimës. Pas 3 vitesh bashkëjetesë, dje ndodhi edhe ngjarja e rëndë në Vidhishtë të Roskovecit.