Ditën e djeshme u njoftua se në rrugën “5 Maji” është zbuluar një qendër masazhesh e cila ofronte edhe shërbime prostitucioni.
Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar pronari 29-vjeçar Ardit Buci, ndërsa punëtorja 33-vjeçare me iniciale E.M është proceduar në gjendje të lirë.
Mësohet se 33-vjeçarja ishte çertifikuar në Gjermani si masazhatore por kur kishte filluar punë në Tiranë ishte përballur me shërbimet ekstra që i kërkonin klientët.
“Kur fillova punë këtu, u përballa me një realitet të vështirë. Megjithëse isha certifikuar në Gjermani si masazhatore, çdo klient që vinte kërkonte shërbime ekstra”.
Sipas “GazetaSi” zbulimi i kësaj qendre masazhesh e cila ishte kthyer në vatër prostitucioni është bërë nga telefonata anonime e një qytetari dhe kur ka shkuar policia ka gjetur menaxheren e qendrës, pronarit dhe një qytetar. 33-vjeçarja e cila punonte si masazhatore ka rrëfyer shërbimet që i kërkonin klientët dhe faktin se ishte e detyruar t’ua plotësonte pasi kishte nevojë për punë.
Ata kërkonin shërbime ekstra si marrëdhënie apo s*ks oral. U shqetësova, pasi unë isha punësuar si fizioterapiste dhe jo të kryeja shërbime ekstra. Ia qava hallin pronarit, por ai u përgjigj që të bëja kujdes. Por meqënëse jam nënë e re dhe dua të rris fëmijën tim dhe jam specializuar si fizioterapiste në një nga vendet më të avancuara, nuk kisha rrugë tjetër se ku të punësohesha. Në atë qendër vijnë burra të dehur, të çuditshëm, burra në moshë mbi të 50-at dhe ndaj nga halli – e theksoj nga halli – në dy raste pranova të kryej shërbime ekstra. Kam kryer marrëdhënie pa dëshirën time, kam qenë e detyruar.
Ajo ka treguar se një masazh kushton 3500 lekë dhe kur klienti këmbëngul dhe kërkon shërbime ekstra, ajo është e detyruar t’u kërkojë shtesë pagese nga 1000 deri në 1500 lekë më tepër.
E vura në dijeni pronarin, i cili është nga Dibra dhe ai ka interes të ketë sa më shumë klientë dhe të reklamojë në Instagram gjëra që masazhi nuk është për qejf, por është fizioterapi.
Në pyetje është marrë edhe klienti i cili u gjet në qendrën e masazheve por që u prezantua si pacient.
Jam këtu prej tre muajsh, pasi kam nxjerrë shpatullën dhe sa herë kam mundësi vij për fizoterapi. Por dua të theksoj se në asnjë rast shtetasja në fjalë nuk më ka ofruar dhe as i kam kërkuar shërbime të tjera.
Ndërkohë pronari i arrestuar ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni se në qendrën e masazheve të tij ushtrohej prostitucion.